158 TË VRARË NË LUFTIMET E FUNDIT NË SIRI

Konflikti në Siri nuk ka të ndalur.

Forcat e Esadit bombardojnë të gjitha qytetet ku jetojnë me shumicë opozitarët përfshirë këtu edhe kryeqytetin Damask. Në sulmet e fundit janë vrarë 158 persona.

Ndërkaq forcat e Esadit vazhdojnë me bombardime.

Ushtria e rregullt siriane vazhdon me sulme nga ajri dhe toka në shumicën e qyteteve në vendit me qëllim të sprapsjes së opozitarëve të regjimit.

Forcat e Esadit kanë intensifikuar edhe sulmet në lagjet periferike të kryeqytetit Damask. Njoftohet se në sulmet e fundit janë vrarë 74 persona.

Së bashku me të vrarët në Halep, Humus, Idlib, Hama, Dera, Lazkije dhe Dejru z-Zur numri i viktimave doli në 158.

Opozitarët të cilët për një kohë ishin në mbrojtje të pozitave të tyre tanimë kanë filluar të ndërmarrin edhe sulme. Disa nënprefektura të qytetit Idlib tanimë gjenden nën kontrollin e opozitarëve. Ndërkohë në shumicën e qyteteve vazhdojnë sulmet ndaj pozitave të ushtrisë së rregullt dhe opozitarët arritën të vënë në dorë një numër të madh të automjeteve ushtarake dhe tankeve.trt/kohaislame

Artikulli paraprakNëse PDK nuk demokratizohet, do ta humb primatin
Artikulli vijuesSali Berisha pasnesër shpallet qytetar nderi i Deçanit