Nëse PDK nuk demokratizohet, do ta humb primatin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se në PDK nuk ka debat për disa prej temave të rëndësishme, ndërkaq ka shprehur bindjen se nëse partia nuk hyn në procesin e formimit dhe demokratizimit do të humbas primatin në Kosovë.
Limaj në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë” ka thënë se në PDK kanë munguar vendimet, kanë munguar debatet, dhe mungesa e debateve dhe mendimeve është reflektuar edhe në qëndrimet në Parlament.

“Në fakt, seanca e fundit në Parlamentin e Kosovës, më tepër besoj ka reflektuar gjendjen aktuale në të cilën gjendet vendi, në proceset e ndryshme të ndjeshme në të cilat po kalon vendi dhe që për zgjidhjet ose për zhvillimet e mëtutjeshme ka mendime të ndryshme. Ju e dini se një nga temat kryesore ka qenë privatizimi, besoj që është e qartë që kjo që ka ndodhur deri më tani në procesin e privatizimit, ka lënë shumë për të dëshiruar dhe probleme të ndryshme. Nuk ka arritur të realizohet ashtu siç është pritur, jemi ballafaquar me fenomene të ndryshme në procesin e privatizimit dhe fatkeqësisht jo në pak ndërmarrje, procesi i privatizimit ka qenë i pasuksesshme në të kaluarën”, u shpreh nënkryetari i PDK-së.

“Partinë Demokratike të Kosovës e shoh si një parti e cila është e gatshme të hyjë në një reforme të thellë demokratike, dhe unë të jap kontributin tim në ndryshimin dhe reformën e thellë të brendshme të PDK-së dhe zhvillimin e demokracisë. Këtu e shoh kontributin që unë dhe gjithë kolegët e mi duhet ta japim për reforma të thella në Partinë Demokratike të Kosovës. Kthimin e vendimmarrjes në Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Limaj.

Sipas tij, në temat e rëndësishme e rëndësishme për vendin është më se normale të ketë të ketë ballafaqim idesh, mendimesh, konceptesh, rreth këtyre temave të mëdha.

Ai tha se të shtrohet çështja e dialogut me Serbinë dhe të mos ketë debat, qëndrime e përplasje të mendimeve, kjo është jo serioze.

“Unë nuk e di për te tjerët, por jam i sigurt që Partia Demokratike e Kosovës, nëse nuk hyn në procesin e formimit dhe demokratizimit kjo parti do të humbas primatin në Kosovë”, u shpreh ndër të tjera, Fatmir Limaj.kohaislame

Artikulli paraprakZëvendëskryeministri Pacolli takoi kryeministrin e Kenyas, Raila Odinga
Artikulli vijues158 TË VRARË NË LUFTIMET E FUNDIT NË SIRI