17 PERSONA HUMBIN JETËN NGA SULME TË NDRYSHME NË IRAK

Një grup personash sulmuan banesën e një familjeje turkmene në Kirkouk, në veri të Irakut.

Të paktën 17 persona, ndër të cilët katër anëtarë të së njëjtës familje, kanë mbetur të vdekur si pasojë e akteve të dhunës në Irak, sipas një bilanci të publikuar nga burime mjekësore dhe sigurie.

”Një grup personash sulmuan banesën e një familjeje turkmene në Kirkouk, në veri të vendit, ku vranë një çift dhe fëmijët e tyre me armë të ftohta”, theksuan burimet.

”Katër policë po ashtu u vranë në këtë qytet, ndërsa nëntë persona të tjerë u vranë në disa sulme të tjera me bomba artizanale”, sipas burimeve.kohaislame

 

Artikulli paraprakSIRI – TË PAKTËN 70 TË VDEKUR NË MASAKRAT E FUNDIT
Artikulli vijuesImami bleu snajper 2 ditë para 21 Janarit