Sot (e premte) shënohet përvjetori i 17-të i masakrës së forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Reçak. Vendi i cili ndërroi fatin e historisë së Kosovës nga lufta e fundit, Reçaku, në të ardhmen do ta ketë të skalitur figurën e personit që e ngriti këtë fshat në vëmendjen botërore 17 vjet më parë.
Ish shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së, William Walker, do të përjetësohet në bronz pranë Kompleksit Memorial të Reçakut, aty ku pushojnë trupat e 45 civilëve të këtij fshati, të vrarë nga forcat serbe më 15 janar të vitit 1999.
Vetë ambasadori Walker, tashmë në pension, do të jetë i pranishëm në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shtatores që do të mbahet nesër, pikërisht në 17 vjetorin e kësaj masakre.
Në atë ditë janari, në fshatin Reçak të Shtimes, forcat e armatosura serbe, vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve kishte edhe pleq, gra dhe fëmijë.
Ndërkaq më 16 janar të atij viti, vendin ku u zhvillua tmerri i masakrës e vizitoi dëshmitari i parë ndërkombëtar, ambasadori Walker.
Sapo i kishte parë trupat e pajetë të shtrirë në një kodër mbi fshat, Walker e kishte përshkruar këtë akt të forcave serbe si “krim kundër njerëzimit”.
Ngritja e shtatores së tij është iniciativë e komunës së Shtimes.
Masakra e Reçakut njihet si çmimi i lirisë së Kosovës e cila bëri që bota të kuptojë përmasën e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë.
Kjo ngjarje kishte vënë në veprim diplomacinë ndërkombëtare për ta zgjidhur krizën në Kosovë dhe tri javë më pas, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u mblodhën në kështjellën franceze të Rambujesë, në një konferencë ndërkombëtare e cila përfundoi pa një marrëveshje të arritur, më 15 mars të atij viti.
Nëntë ditë më vonë, NATO kishte filluar fushatën e bombardimeve ajrore të caqeve ushtarake serbe.
You Might also Like
Hungaria ngriti gardh me gjemba, por tani kërkon emigrantë
Duke qenë se në Hungari ka një numër më të pakët të punëtorëve, shteti po…
By
Redaksia
6 Min Read
Rreth 200 kosovarë hetohen për "terrorizëm"
Që nga viti 2013 janë arrestuar mbi 100 persona në Kosovë, për të cilët ekziston…
By
Redaksia
2 Min Read
VIDEO – 300 milion dollarë i len për vakëf
Se në Ummet akoma ka njerëz që japin pasuri të majme tregon shembulli që transmeton…
By
Redaksia
0 Min Read
Rrecaj: Hetimi do të pushojë, Prokuroria s’ka prova kundër Limajt
Tahir Rrecaj, avokati mbrojtës i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili të…
By
Redaksia
2 Min Read
Ramadani: Shteti për medresantët nuk e paguan autobusin, jemi të diskriminuar
- Një pjesë e madhe e nxënësve shqiptar që mësojn në shkolllën fetare në Kondovë…
By
Redaksia
2 Min Read
Shefi i ri i EULEX-it kërkon partneritet me institucionet e Kosovës
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, kërkon partneritet dhe bashkëpunim të…
By
Redaksia
5 Min Read




