18-vjecarja e masakruar pa kokë, ishte shtatzënë, shoqërohen 40 persona

0
179

DURRËS- Vijon misteri i kufomës së 18-vjecares, e cila u gjet e masakruar pa kokë mëngjesin e djeshëm në Durrës. Familjarë dhe të dashur i kanë dhënë lamtumirën e fundit paraditen e sotme 18-vjecare mes lotëve, pasi nuk kanë mundur të vajtojnë dhe përcjellin sic duhet vajzën e tyre, koka e së cilës nuk është gjetur ende.

Fakte tronditëse janë zbardhur sot, pasi nga ekzpertiza paraprake është konstatuar se vajza ishte 3 muajshe shtazënë. PO sipas ekpertizës, autori i krimit i ka prerë kokën vajzës dhe nuk janë vërejtur shenja të tjera dhune në trup, ndërkohë që ekspertiza e detajuar mjeko-ligjore pritet të dalë pas rreth 2 javësh.

Burime nga policia e dytetit bregdetar bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë shoqëruar 40 persona nga fshati, familjarë si dhe nga shkolla.

18-vjecarja Ajshe Vata, e cila priste të ulej në auditoret e Fakultetit të Infermerisë, u gjet e masakruar ditën e djeshme në një arë me misër, në afërsi të mbikalimit të Fllakës (në hyrje të rrugës për në Xhafzotaj). nga një banor i zonës.

Hetuesit e çështjes sqarojnë se po bëhet kontroll i imtësishëm i banesës për të gjetur ndonjë gjurmë, ndonjë adresë të lënë nga viktima, si dhe po verifikohen tabulatet telefonike me qëllim identifikimin e autorit (autorëve) të krimit. Burimet e mësipërme sqarojnë se po hetohet në disa pista, ku më kryesore është një krim i mundshëm brenda familjes, dhe një krim për pasion.

Aishja ishte femija e tretë e familjes dhe mësohet se ajo ka rritur dy motrat dhe vëllain e saj më të vogël, pas vdekjes së të ëmës rreth 5 vite më parë.

Ngjarja
Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08:00 një banor i fshatit Xhafzotaj-Fermë, teksa kishte shkuar në arën e tij për të mbjellë misër, ka gjetur kufomën e një femre të vrarë dhe me kokë të prerë. Ai ka parë rreth e rrotull, por ka vënë re se koka nuk ekzistonte fare në vendin e ngjarjes. I terrorizuar, banori ka njoftuar policinë. Forcat e policisë së Shijakut dhe ata të Drejtorisë së Qarkut Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes në Xhafzotaj. Policia ka njoftuar banorët e fshatit për të këqyrur trupin e viktimës me qëllim identifikimin e saj. Ishte Muhamet Vata që ka identifikuar vajzën e tij, Ajshe Vata 18 vjeçe. Kryefamiljari e ka njohur vajzën e tij nga rrobat që mbante veshur si dhe nga të dhënat trupore.bw/kohaislame