Fakte befasuese mbi rrjetin shoqëror Facebook

0
129

Tashmë rrjeti social më i madh në botë ka mbi 1 miliard përdorues, por ky nuk është fakti më interesant i tij.

Ka edhe shumë të tjera, si p.sh 1.13 trilion “pëlqime”. Kjo shifër është vërtet çmenduri!

Më poshtë PCWorld ju sjellë disa statistika të tjera tepër befasuese:

Që prej shkurtit të vitit 2009 kur u prezantua për herë të parë si opsion, Facebook-u ka më tepër se 1.13 trilion “pëlqime”.

140.3 miliardë lidhje miqsh për 1 miliard përdoruesit në total.

219 miliardë foto, që ekzistojnë aktualisht në sistem (pa përfshirë ato që janë fshirë tashmë). Që prej vjeshtës së vitit 2005, kompania beson se ka pasur 265 miliardë foto.

17 miliardë postime me etiketim vendndodhjeje, që prej gushtit 2010.

210 000 vite muzikë të luajtur deri tani. 62.6 milionë këngë janë luajtur 22 miliardë herë që prej shtatorit 2011. Është një hark kohor prej vetëm një viti.

Sipas Facrbook-ut, mosha mesatare e përdoruesve është 22 vjeç.

5 vendet me numrin më të madh të përdoruesve, renditur sipas rendit alfabetik janë: Brazili, India, Indonezia, Meksika dhe SHBA.

Nga 1 miliard përdorues, 600 milionë prej tyre përdorin edhe Facebook mobile. (PCWorld Albanian)/kohaislame