2 gota birrë të plakin 6 vjet dhe të shkatërrojnë kujtesën

Jeni pije-dashës dhe dëshironi të pini alkool, apo birrë? Duhet te largoheni nga pija e juaj e ndaluar, pasi përveç dëmeve katastrofale në çdo sistem organesh, ajo ndikon edhe në rënien e memories. Sipas një studimi të bërë nga shkencëtarët e “University College London”, burrat që pinë dy gota birrë në ditë, rrezikojnë që t’i lërë kujtesa para kohe. Shkencëtarët morën një grup prej pesë mijë burrash britanikë, dhe nga eksperimenti që kryen, rezultoi se burrat që pinin dy gota në ditë, vuanin nga një përkeqësim i kujtesës, e cila ishte e baras-vlefshme me gjashtë vjet plakje të parakohshme.

* Ky studim është i perqëndruar vetëm në aspektin e kujtesës, por dëmet e pijeve alkoolike të ndaluara rreptësisht për konsum njerëzor edhe nga ana e Allahut në Kur’an janë multi dimensionale, që nuk kufizohen vetëm në shëndetin e personit por kanë efekte edhe tek feja, familja, shoqëria, morali, siguria, ekonomia etj.

Artikulli paraprakBMW befason me M235i
Artikulli vijuesZvicra, investitori i tretë në Kosovë