Kompania bavareze BMW këto ditë është duke marrë pjesë në panairin e veturave në Amerikë, ku edhe po prezanton modelin e fundit të M235i i cili besohet se është më i shpejti në linjën e Serie 2.
Edhe pse ende nuk dihet nëse BMW do të lansojë në treg modelin M2 apo do të qëndrojë me emrin M235i. Kjo veturë shumë shpejt pritet të jetë e disponueshme në tregun amerikan me një çmim fillestar prej 44.025 dollarë, por kjo veturë vërtetë është e fuqishme pasi shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për vetëm 4.8 sekonda, derisa transmisioni automatik me tetë shpejtësi i ndihmon të manovrojë më lirshëm.
Nën kapak fshihet motori gjigant me 3.0 litra TwinPower Turbo që prodhon plot 326 kuaj fuqi, dhe falë kësaj fuqie motorike kap shpejtësinë maksimale prej 250 km/h. Por nëse preferoni transmision manual, atëherë mund të porositni modelin me ndërrues manual me gjashtë shpejtësi por që shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 5 sekonda, që i bie të jetë për 0.2 më i ngadalshëm se ai me ndërrues automatik./Indeksonline/
You Might also Like
Themelohet Samsung Display
Samsung Display është prodhuesi më i madh botërorë i ekraneve. Bëhet fjalë për kompaninë e…
By
1 Min Read
Shtyhet debutimi i HTC One
HTC ka shtyrë debutimin e modelit të saj kryesor të telefonit të mençur, HTC One…
By
1 Min Read
Mozilla kundër Microsoftit
Edhe një kufizim i ARM versionit të Windows 8 u gjet nën kritika të ashpra…
By
1 Min Read
Shitjet e kompjuterëve personal bien për 6.9 për qind
Gjatë gjithë vitit të kaluar është raportuar për një rënie të mundshme të shitjeve të…
By
1 Min Read
Katër problemet më të mëdha me sigurinë e të dhënava dhe si t’i rregulloni ato
Shumica e njerëzve mendojnë se lidhja e tyre me internetin është e sigurtë, por duhet…
By
4 Min Read
HTC prezanton Desire C
Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht…
By
1 Min Read
