Ministria e Punëve të Jashtme nuk i posedon notat verbale që dëshmojnë njohjen e Kosovës nga 23 prej 89 shteteve. Prandaj, nuk i është përgjigjur deri tash Kuvendit për t’ia sjellë kopjet e tyre.
Një burim qeveritar i ka thënë gazetës të mërkurën se disa sosh nuk i kishte arkivuar Ministria, e disa të tjera kishin humbur, shkruan koha.
“Deri tash Ministria e Jashtme nuk kishte një folder të veçantë për t’i arkivuar këto dokumente. Ishin lënë ndaras e disa edhe kanë humbur”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë në Qeveri. “Tash kur po i kërkohen nga Kuvendi, Ministria është mobilizuar për t’i mbledhur kopjet që gjenden te Pacolli dhe në Presidencë”.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë pranuar se ka pasur probleme me arkivimin e të tilla dokumenteve, përfshirë edhe notat verbale të njohjeve. Mirëpo, kanë mohuar se mungojnë 23 prej tyre.
Megjithëkëtë, nuk i kanë krijuar qasje gazetës për t’i parë të tilla dokumente që vërtetojnë njohjen e shtetësisë edhe nga 23 vende, me çka do të mund të vërtetohej e kundërta./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Aksion i madh policor në Prishtinë e Gjilan
Policia e Kosovës ka nisur një aksion të madh në dy rajone të Kosovës kundër…
By
1 Min Read
Era e hedh në tokë minaren e xhamisë në Prizren
Erërat e fuqishme të natës së mbrëmshme e kanë dëmtuar edhe xhaminë e lagjes Kobajë…
By
0 Min Read
KOMPANITË QË FINANCUAN PDK-NË, PËRFITUAN MBI 100 MILIONË
Dyzet e tri subjekte të ndryshme, kryesisht kompani ndërtimore, biznese dhe persona fizikë që kanë…
By
2 Min Read
Rreth 200 kosovarë hetohen për "terrorizëm"
Që nga viti 2013 janë arrestuar mbi 100 persona në Kosovë, për të cilët ekziston…
By
2 Min Read
Faturimi paushall i ujit kërcënon me mosrespektim të të drejtave të njeriut
Institucioni i Avokatit të Popullit ka konsideruar se faturimi paushall i ujit kërcënon me mosrespektim…
By
1 Min Read
Qeveria miliona për këshilltarë
Shuma alarmante të mjeteve vazhdojnë të shpenzohen edhe më tej nga Qeveria e Kosovës për…
By
2 Min Read
