Ministria e Punëve të Jashtme nuk i posedon notat verbale që dëshmojnë njohjen e Kosovës nga 23 prej 89 shteteve. Prandaj, nuk i është përgjigjur deri tash Kuvendit për t’ia sjellë kopjet e tyre.
Një burim qeveritar i ka thënë gazetës të mërkurën se disa sosh nuk i kishte arkivuar Ministria, e disa të tjera kishin humbur, shkruan koha.
“Deri tash Ministria e Jashtme nuk kishte një folder të veçantë për t’i arkivuar këto dokumente. Ishin lënë ndaras e disa edhe kanë humbur”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë në Qeveri. “Tash kur po i kërkohen nga Kuvendi, Ministria është mobilizuar për t’i mbledhur kopjet që gjenden te Pacolli dhe në Presidencë”.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë pranuar se ka pasur probleme me arkivimin e të tilla dokumenteve, përfshirë edhe notat verbale të njohjeve. Mirëpo, kanë mohuar se mungojnë 23 prej tyre.
Megjithëkëtë, nuk i kanë krijuar qasje gazetës për t’i parë të tilla dokumente që vërtetojnë njohjen e shtetësisë edhe nga 23 vende, me çka do të mund të vërtetohej e kundërta./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Familje katolike kosovare që ende jetojnë me gjakmarrjen
Një kryq në hyrje të fshatit Marmull të komunës së Gjakovës, i cili simbolizon religjionin…
By
Redaksia
10 Min Read
Komuna e Prishtinës ndan 120 bursa studimi
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të bëjë ndarjen 120 bursave studentore në universitetet…
By
Redaksia
0 Min Read
Ndalohen 10 maune në Han të Elezit, dyshime për kontrabandë
Të paktën 10 kamionë cisterna janë ndaluar mbrëmë pas mesnate në terminalin doganor të Hanit…
By
Redaksia
1 Min Read
Serbia ishte ajo që i rrënoi varrezat
Burime brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës kanë thënë për RTK-në se ka elemente serioze dhe…
By
Redaksia
2 Min Read
Kurti: Hoxhaj e Tahiri po e anashkalojnë Kuvendin
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti, e ka kritikuar ministrin e Jashtëm,…
By
Redaksia
2 Min Read
Përleshje me armë zjarri në Gjakovë, dy të arrrestuar
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Gjakovë, pasi janë përfshirë në një…
By
Redaksia
1 Min Read
