25 kandidatë synojnë postin e drejtorit të antikorrupsionit

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar afati i konkursit për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe se për këtë post kanë aplikuar 25 kandidatë.

“Brenda afatit të konkursit, deri më 19. 04. 2016, në orën 16.00, kanë aplikuar 25 kandidatë: Musa Dragusha, Gani Haxholli, Esad Ejupi, Sadri Abazi, Gëzim Kolgeci, Anila Berisha, Riza Krasniqi, Mehdi Pllashniku, Agron Behrami, Burim Sadiku, Albert Mirdita, Avni Zogiani, Suzan Novobërdaliu, Afrim Atashi, Sebahate Majanci, Kadri Kadrijaj, Gafur Podvorica, Blerim Kelmendi, Bashkim Salihu, Sami Shatri, Labinot Lekaj, Arton Çitaku, Ilaz Duli, Arben Muhameti, Shaip Havolli” bëhet e ditur në një njoftim të parlamentit.

Poashu bëhet e ditur se në listë nuk janë përfshirë emrat nga aplikacionet eventuale nëpërmjet postës, për të cilat administrata e Kuvendit është në pritje.

Artikulli paraprakUNESCO vendos për Mesxhid-i Aksa
Artikulli vijuesEkstremisti që vrau 77 njerëz në Norvegji, fiton padinë për “trajtim çnjerëzor”