Sa gjuhë mund të mësojnë fëmijët para moshës 5-vjeçare? Cilat janë 10 gjuhët më e vështira në botë dhe pse është edhe frëngjishtja në këtë listë? A ka një gjuhë zyrtare SHBA-ja? 25 kuriozitetet për gjuhët
1. Nëse po pyet se sa gjuhë fliten në tërë botim përgjigja është 7.000 gjuhë të folura nga 7 miliardë njerëz.
2. 75 % e banorëve të tokës flasin më shumë se një gjuhë. Bibla është libri më i përkthyer në botë, është i disponueshëm në 2.454 gjuhë.
3. Vetëm në Azi fliten 2.000 gjuhë. Dhe gjysma e tyre fliten në një vend të vetëm: Papua Guinea e Re.
4. Është një gjuhë në Meksikë, ajapenko, që rrezikon të zhduket, pasi vetëm dy vetë e flasin, Manuel Segovia, 78 vjeç, dhe Isidro Velazquez, 72, e për më tepër këta dy persona as nuk flasin me njëri-tjetrin pas një zënke. Vodafone gjerman ka realizuar një projekt për ta shpëtuar këtë gjuhë. Por janë të paktën 2.400 gjuhë të klasifikuara “në rrezik”.
5. Fëmijët janë në gjendje të mësojnë shumë gjuhë me të cilat përballen. Sipas shkencës, mësimi i shumë gjuhëve nga fëmijët nuk ka të bëjë me trurin apo me zgjuarsinë, por me ekspozimin e tyre ndaj gjuhëve. Pra, në sa më shumë gjuhë t’i ekspozoni, fëmijët do t’i mësojnë.
6. Gjuhëtarët kanë krijuar bindjen se një mësimi i 4 gjuhëve për një fëmijë 5-vjeçar është i mundur. Pavarësisht asaj që besojmë, fëmijët nuk ngatërrohen me mësimin e shumë shprehjeve frazeologjike. Edhe pse përzierja e shumë gjuhëve fillimisht mund t’i ngatërrojë, me kalimin e kohësh arrijnë të bëjnë dallimin. Kjo “aftësi” ose dritare e madhe e fatit zhduket shpejt pas 5 viteve jetë. Nëse mësohet një gjuhë para kësaj periudhë kritike, memorizohet në një pjesë të ndryshme të trurit në krahasim me ato që mësojmë më vonë në jetë.
7. Është e çuditshme, por e vërtetë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë një gjuhë zyrtare. Nga viti 2006, anglishtja është cilësuar si “gjuha e përbashkët dhe unifikuese”, dhe pse është gjuha nënë e 82% të popullsisë amerikane, vetëm 27 shtete nga 50 e kanë gjuhën e tyre zyrtare. Gjuha e dytë më e përdorur në SHBA është spanjishtja, e flasin 28 milion persona. Megjithatë gjuha angleze (specifikisht anglishtja amerikane) përdoret në Kushtetutë, ligje, gjykata, politikë, etj.
8. Gjuha esperanto është një gjuhë artificiale, e folur nga një numër personash që variojnë nga 500.000 deri në 2.000.000. Është përdorur edhe në dy filma.
9. Cila është gjuha më e vështirë në botë? Për këtë çështje ka teori të ndryshme dhe duhet theksuar se nga cila gjuha nënë kërkon të mësosh një gjuhë tjetër. Sipas shkencëtarëve amerikanë Defense Language Institute, gjuhët më të vështira në botë për t’u mësuar nga anglishtfolësit e lindur janë gjuha arabe, kineze, japoneze dhe koreane. Por është edhe një listë me top 10 gjuhët më të vështira për t’u mësuar sipas UNESCO-s. Sipas radhës gjuhët më të vështira janë: gjuha kineze, greke, arabe, islandeze, japoneze, finlandeze, gjermane, norvegjeze, daneze dhe… gjuha franceze. E çuditshme për këtë të fundit, por ama është e vërtetë se gjuha franceze është më e lehtë për t’u mësuar nga ata që flasin një gjuhë me origjinë latine si italianët, spanjollët, portugezët, por është shumë e vështirë për të tjerët për shkak theksit dhe shqiptimit.
10. Afrika e Jugut është vendi me më shumë gjuhë zyrtare: 11, dy ndër të cilat janë dy gjuhë indoevropiane dhe nëntë gjuhë bantu. Përpara vitit 1994 ishin vetëm dy gjuhë zyrtare dhe ishin joafrikane madje: anglishtja dhe afrikaans. Gjuha më e folur është zulu, por është edhe gjuha nlu, që flitet nga vetëm 10 persona.
11. Gjuha më e izoluar në botë, në sensin që është e vetmja gjuha në botë që nuk ka asnjë lloj lidhje me ndonjë gjuhë tjetër është ajo baske. E folur vetëm në zonat kufitare malore mes Spanjës dhe Francës, është edhe gjuha më e vjetër në Europë.
12. Ka rreth 225 gjuhë vendase në Europë – afërsisht 3% e totalit botëror. Pjesa më e madhe e gjuhëve të botës fliten në Azi dhe Afrikë.
13. Në jetën e përditshme europianët gjithnjë e më shumë hasin gjuhë të huaja. Ekziston nevoja për të ngjallur një interes më të madh për gjuhët mes qytetarëve europianë.
14. Shumë gjuhë kanë 50.000 fjalë ose më shumë, por njerëzit normalisht dinë dhe përdorin vetëm një pjesë të fjalorit të përgjithshëm: në bisedat e përditshme njerëzit përdorin të njëjtin fjalor të përbërë nga disa qindra fjalë.
15. Gjuhët janë vazhdimisht në kontakt dhe ndikojnë njëra-tjetrën në shumë mënyra. Anglishtja në të shkuarën ka huazuar fjalë dhe shprehje nga shumë gjuhë, sot gjuhët evropiane po huazojnë fjalë nga gjuha angleze.
16. Në vitin e parë të jetës foshnja shqipton një sasi të madhe tingujsh, gjatë vitit të parë shqipton fjalët e para të kuptueshme, në moshën tre vjeç formon fjali komplekse, në moshën pesëvjeçare fëmija zotëron disa mijëra fjalë.
17. Gjuha amtare është zakonisht gjuha që njihet më mire dhe më e përdorur. Por mund të ketë dhe “dygjuhësh perfektë” që flasë gjuhët njëlloj. Sidoqoftë ‘dygjuhëshit’ nuk tregojnë ekuilibër të përsosur mes dy gjuhëve.
18. Dygjuhësia sjell mjaft përfitime: lehtëson mësimin e gjuhëve të tjera, nxit procesin e të mësuarit dhe forcon lidhjet me njerëz dhe kulturat e tyre.
19. Dygjuhësia dhe shumëgjuhësia sjellin avantazhe ekonomike si për shembull punët gjenden më lehtësisht nga ata që flasin gjuhë të huaja, kompanitë shumëgjuhëshe janë faktor konkurrues më të mirë se ato njëgjuhëshe.
20. Gjuhët janë të lidhura me njëra-tjetrën si anëtarët e një familjeje. Shumë gjuhë europiane i përkasin familjes së madhe indo-europiane.
21. Shumë gjuhë europiane u përkasin tre grupeve të mëdha: gjermanike, romane dhe sllave. Familja e gjuhëve gjermanike përfshin danishten, norvegjishten, suedishten, islandishten, gjermanishten, holandishten, anglishten. etj. Gjuhët latine përfshijnë italishten, frëngjishten, spanjishten, portugalishten dhe rumanishten etj. Gjuhët sllave përfshijnë rusishten, ukrainishten, bjellorusishten, polonishten, çekishten, sllovakishten, sllovenishten, serbishten, kroatishten, maqedonishten, bullgarishten etj.
22. Shumë gjuhë europiane përdorin alfabetin latin. Disa gjuhë sllave përdorin alfabetin cirilik. Greqishtja, armenishtja, gjeorgjishtja dhe ildishtja kanë alfabetin e tyre.
23. Gjuhët joeuropiane të përdorura në territorin europian janë gjuhët arabike, kineze dhe indu, secila me një sistem të caktuar të të shkruarit. Shumë shtete europiane kanë një numër të caktuar gjuhësh rajonale ose minoritare, ku disa prej të cilave kanë marrë status zyrtar.
24. Rusia (me 148 milionë banorë) ka numrin më të madh të gjuhëve të folura në territorin e saj: nga 130 deri 200 në vartësi të kritereve.
25. Si rezultat i fluksit të emigrantëve dhe refugjatëve, Europa është bërë gjerësisht shumëgjuhëshe. Vetëm në Londër fliten rreth 300 gjuhë (arabisht, turqisht, kurdisht, berbere, indu, punzhabi etj).