I nderuari kryetarë i BFI-së, Arabët dhe Turqit po bashkohen e ne?!

Zekerija ALIMI – Xhematli i thjeshtë

– I nderuari kryetarë i BFI-së Sulejman efendi Rexhepi kjo letër e imja e dytë publike për ju vjen si rjedhoj i fetvasë Nr 01 e dalur nga BFI-ja ku thuhet se Mexhlisi për Fetva pranë Riasetit të BFI në RM. Duke u mbështetur në gjoja kërkesën e disa lexuesve dhe në ankesat e disa nga organet dhe institucionet e BFI në RM, si dhe në raportin e Komisionit profesional nga Rijaseti i BFI-së, për shpërndarjen e kompletit të librave të botuara nga shtëpia botuese “NUN”, Mexhlisi për fetva pran Rijasetit të BFI, në kinse takimin e vet të rregullt, mbajtur më 01. 12. 2015, e analizoi dhe e shqyrtoi përkthimin dhe botimin e kompletit të titulluar “Bibliotekë shkencore” të përbërë prej  nëntë (9) titujve:

Sipas mexhlisit për Fetva të BFI-së, duke analizuar të gjitha këto botime, një nga një, për për opinionin e gjërë lëshonë këtë Fetva.

Librat e lartëpërmendura të përkthyera nga gjuha arabe në gjuhën shqipe, të botuara nga shtëpia botuese “NUN”, në brendinë e tyre kanë përmbajtje ideologjike që nuk përputhen me mësimet dhe parimet e shëndosha shkencore dhe islame. Vlerësohet kështu ngase, librat e tilla në aspektin akaidologjik shpjegohen sipas metodologjis vehabiste që drejtëpërdrejtë kundërshtohet me metodologjinë Esharite dhe Maturidite që përbëjnë pjesën dërmuese të Ummetit islam.

– Sipas kësaj “fetvaje” zdomend se krijohet përçarje e re mes komunitetit Myslimanë që aspak nuk dyshojm që ju i nderuari kryetarë jeni pro kësaj përçarjeje, është e qartë se pas kësaj “fetvaje” qëndron fitnexhiu nga Kumanova Jusuf Zimeri i cili 24/7 është i obsesionuar me fitne mes Myslimanëve (se si do ti del Allahut përpara ky njeri vetëm ai e din, se si do të jet nata e varrit të tij vetëm ai e di, mos kofsha në lëkurën e tijë)!

Ky fitnexhi qysh edhe e kam cekë në letrën e parë time drejtuar juve, flet me gjuhen e Radovan Karaxhixhit, Millosheviçit, Shesheljit, Llatasit, Milenkos dhe plot Islamofobë tjerë nga Ballkani që gojen e kan përplot me etiketimet e llojit: Vehabizëm, Muxhahedinë, Terorizëm ETJ.

Unë jam i bindur se pas kësaj “fetvaje” qendron një pakicë fitnexhishë me në krye Jusuf Zimeri dhe nuk janë pas Hoxhallarë të nderuar siç jeni ju apo myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu apo tjerë hoxhallarë të dëshmuar për unitet dhe shtjellim të temave më me rëndësi për shoqërinë tonë, se sa tema e “Abdyl Vahabit” që më shumë ia cek emrin Jusuf Zimeri se krrejt hoxhallarët bashkë “me mjekrra”.

I nderuar Kryetarë kujdes ky fitnexhi minon orvatjen tuaj për bashkimin e muslimanëve dhe futjen e të gjitha xhamive nën ombrellën e BFI-së, një aksion i cili i gëzoi të gjithë muslimanët e Maqedonisë. Ky fitnexhi (Jusuf Zimeri) nuk dallon prej “puçistave” që u rebeluan kundrejt instuticionit BFI, apo mos ndoshta është një “gylenist” i fshehur në fshatrat e Kumanovës?, që me Facebookun e tij bën fitne mes Myslimanëve në Shkup, Tetovë, Gostivarë e gjetiu.
Fakti që Kryemyftiu aktual i mbretërisë së Arabisë Saudite bën thirje për bashkim mes Arabëve dhe Turqive, si dhe thirjet për bashkim mes këtyre dy popujve që vijn nga Erdogani tregon qartë se ky bashkim nuk i konvenon “gylenistave” që thjeshtë nuk duan ti shohin myslimanët bashkë!
Jusuf Zimeri është i tillë por le ta din jusufi, hasani e hyseni se as Jusufi e as Karaxhiçi e as Jahudia nuk do ta mund ta ndalin bashkimin e myslimanëve, do të jemi bashkë në një saff: me mjekkra e pa mjekrra, Selefi e Hanefi, Hambeli e Shafi.. e përçarësit zatën nuk vijnë në Xhami andaj nuk e kan vendin aty!

Artikulli paraprakPas takimit me Erdoganin, premtojnë se do ta lënë duhanin
Artikulli vijuesBerat Buzhala (expressi) vazhdon me ngucë fudbollistin tonë Mërgim Mavraj