26 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve – Glorifikohet Anton Çeta harrohet Mulla Idriz Kakruki

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës dhe me punën e palodhshme në teren të Hoxhollarëve me në krye Mulla Idriz Kakruki nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje e Millosheviqit për vetë emërimin si kral i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm.

 

Njerëzit në atë kohë  marshonin para qindra ekipe profesorësh, hoxhallarësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.

Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë.

Falje të gjaqeve vazhdojmë të kemi edhe tani. Ku hoxhallarët me të madhe pajtojnë shqiptarët që kan ngatresa mes vehte, më të spikaturit janë Hoxhë Fatmir Latifaj, Hoxhë Ferid Selimi etj

Vlen të theksohet se si nga qeveria ashtu edhe nga shumë intelektual heshtet vepra madhështore e hoxhallarëve sidomos puna e palodhshme e Mulla idriz Kakrukit, ndërsa nga ana tjetër glorifikohet vepra e Anton Cetës (a pse ndoshta ky i fundit ka qenë katolik?)

Në videon më poshtë Hoxhë Ferid Selimi tregon një bisedë që ka bërë me Mulla Idriz Kakrukin:

Artikulli paraprakStojanoviq (njejt si Islamofobat shqiptarë) të arrestuarit në Deçan i quan islamikë të armatosur
Artikulli vijuesVIDEO – Anton Çeta – Çka i tha Hoxha Idriz Kakruki hoxhës Ferid Selimi