Daçiq: Vetëm këmbimi i territoreve për paqe të përhershme

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, ka deklaruar se “Kosova është territor i veçantë”, por jo shtet.

“Ne e pranojmë se Kosova është territor i veçantë, por jo edhe që është shtet i pavarur”, tha Daçiq parmbrëmë në intervistën për televizionin Atllas në Podgoricë.

Mëtutje, kryeministri Daçiq, i cili ishte për vizitë në Podgoricë, ku është takuar me zyrtarët e Malit të Zi, ka theksuar se Serbia dëshiron të marrë pjesë në rregullimin e jetës në këtë “territor të veçantë”.

Daçiq është shprehur se Serbia dhe Kosova nuk janë armiq dhe se ai dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, “nuk janë armiq”, por se Thaçi “është kundërshtar” i tij.

Duke u përgjigjur për Luginën e Preshevës, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, e ka përmendur “këmbimin e territoreve” si “zgjidhje e përhershme”, në këtë pjesë të rajonit, raporton agjencia Beta nga Podgorica.

“Këmbim i territoreve për paqe të përhershme”, tha Daçiq./rel/kohaislame.com

Artikulli paraprakSka liberalizimi të vizave as edhe për 2014-n
Artikulli vijuesGodet me sëpatë në kokë kunatën dhe vëllain