270 mijë të papunë në Kosovë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka prezantuar të arriturat gjatë vitit 2012, ku është përmendur hapja e afër 8 mijë vende të punës, të cilat edhe pse me kontrata afatshkurtra ato, u tha se po kthehen në afatgjate.

Kjo ministri në evidencat e saja i ka afërsisht 270 mijë të papunë në Kosovë kështu që nga krye objektivat për vitin 2013, është paraparë të jetë ulja e numrit të papunëve në Kosovë.
Ministri i MPMS-së, Nenad Rashiq, gjatë një konference për media, ka paraqitur të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit 2012 si dhe objektivat e kësaj ministrie për vitin 2013.
Sipas tij, gjatë viti 2012 janë punësuar mbi 7 mijë e 100 qytetarë.kohaislame

Artikulli paraprakKrasniqi: Grabovci të më kërkoj falje!
Artikulli vijuesSudani dhe Bangladeshi në prag të njohjes