Njëzet e nëntë kosovarëve për rastin e Lagjen e Trimave u është ngritur aktakuzë nga Prokuria Publike e Maqedonisë.
Kosovarët akuzohen për vepër penale terrorizëm për shkak të incidentit të armatosur në Lagjen e Trimave me policinë e Maqedonisë .
Avokati, Naser Raufi për “Zhurnal” deklaroi se do ta kundërshtoj fuqimisht aktakuzën e Prokurorisë së Shkupit ndaj kosovarëve të përfshir në incidentin e armatosur më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
“Ne do ta kundërshtojm aktakuzën. Morëm vesh se aktakuza ka të bëj për vepër panele terrorizëm.Klientët tanë do ti mbrojm me prova të sigurta”, ka deklaruar Raufi.
Sipas tij deri ditën e premte duhet që aktakuza të përkthehet dhe t’ju dorëzohet zyrtarisht avokatëve të cilët më pas do ta pregadisin mbrojtjen e klintëve sipas provave.
Nga 10 pjestarët e grupit të Kumanovës të cilët ai i përfaqson para Gjykatave, avokati Raufi thotë se asnjë nga kosovarët nuk është ankuar se deklaratën e ka dhënë deklaratë nën presion të dhunës policore.
“Askush nga kilentët e mijë nuk është ankuar se deklaratën para prokurorit e ka dhënë nën presion të forcës“, ka deklaruar Raufi.
Nga ana tjetër sipas kodit penal, nëse grupi i Kumanovës shpallet fajtor ku shumica janë nga Kosova, sipas kodit penal të Maqedonisë dënimi minimal është 10 vjet heqje lirie deri në burg të përjetshëm për vepër penale terrorizëm.
Grupi kosovar 6 muaj gjendet në paraburgim në burgjet e Maqedonisë në Prilep, Manastir dhe Shkup.
Në bazë të aktakuzës, paraburgimi do tju vazhdohet edhe një kohë të pacaktuar. Ndryshe incidenti në Kumanovë tronditi Ballkanin dhe Rusinë , dyshohet se ish shefi i shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov me shërbimet e huaja ka pregaditur skenarin në Lagjen e Trimave ku 8 polic u vranë , ndë ra 10 kosovarë humbën jetën në luftime me policinë shkruan Zhurnal.