Vetëm dje në Maqedoni kanë hy 6000 refugjatë

Vetëm gjatë ditës së diel në Maqedoni kanë hyrë 6000 refugjatë, të cilët më pas nga Gjjevgjelia kanë udhëtuar drejt Kumanovës. Vetëm përmes transportit hekurudhor drejt këtij destinacioni kanë udhëtuar 4000 refugjatë, transmeton Zhurnal prej burimeve nga UNHCR që aktualisht vepron në Maqedoni.

Që prej disa ditës, autoritetet maqedonase u japin refugjatëve në stacionin e trenit një dokument, që u mundëson qarkullimin në vend edhe me mjete të transportit publik. Problemi qendron në faktin se kjo liri lëvizjeje është e kufizuar në 72 orë. Deri atëherë migrantët duhet të jenë larguar sërish nga vendi ose të kenë paraqitur një kërkesë për azil – gjë që nuk ka dëshirë askush ta bëjë në Maqedoni. Pra atyre u mbeten tri ditë, për të udhëtuar rreth 180 km në vendin vqinj Serbi.

Problemi qendron në faktin se kjo liri lëvizjeje është e kufizuar në 72 orë. Deri atëherë migrantët duhet të jenë larguar sërish nga vendi ose të kenë paraqitur një kërkesë për azil – gjë që nuk ka dëshirë askush ta bëjë në Maqedoni. Pra atyre u mbeten tri ditë, për të udhëtuar rreth 180 km në vendin fqinj Serbi,

Artikulli paraprakHungaria ka bllokuar hyrjen e refugjatëve
Artikulli vijuesPo rregullohen varrezat e muslimanëve në Ohër