3 persona humbën jetën nga një sulm terrorist në Şırnak të Turqisë

Informohet se në qarkun Beytüşşebap e cila gjendet në qytetin juglindor të Turqisë, Şırnak, organizata terorriste PKK ka kryer një sulm terorrist ku kanë humbur jetën 2 ushtarë dhe 3 qytetarë, raporton Anadolu Agency.

Sipas informatave të dhëna nga Prefekti i qytetit, organizata terorriste PKK, ka kryer një sulm terorrist ku janë plagosur 3 shtetas, 11 policë dhe 5 ushtarë. Informohet se qytetarët kanë humbur jetën përskaj ndërhyrjeve në Spitalin Shtetëror Uludere.

Dje në orët e vona nga ana e terorristëve është kryer një sulm kundër batalionit Ayvalık me mortaja, raketa dhe armë të tjera ku ka humbur jetën një reshter specialist.

Të nesërmen mëngjes gjithashtu në sulmet të njëkohshme ndaj ndërtesës së Prefekturës së qarkut, departementin e policisë dhe xhandarmarisë kishte humbur jetën një reshter specialist.

Terorristët gjithashtu e kishin vrarë edhe shoferin e ambulancës i cili shkonte në vendin e ngjarjes për të marrë të plagosurit. Në operacionet të kryera në rajon 34 terorristë u neutralizuan.

Artikulli paraprakBan Ki Moon: Hungaria të respektojë të drejtat e njeriut për refugjatët
Artikulli vijuesSeria A, ndalet Interi, Fiorentina fiton 1-4 në “San Siro”