Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët u arrestuan sot në mëngjes para ndërtesës së Kuvendit.
Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, janë dërguar menjëherë në qendrën e paraburgimit jashtë Prishtinës, raporton Indeksonline.
Arsyeja e arrestimit të deputetëve është mos marrja pjesë në seancën e cila po mbahet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit të kaluar./