Ibrahimi: Lëvizja BESA mbështet të gjitha aksionet kundër këtij regjimi 19.04.2016

Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA ka thënë se mbështet çdo nismë që i pengojnë këto padrejtësi që dalin nga ky regjim diktatorial.

“Ashtu siç e kemi thënë në kumtesat tona të deritanishme, ne parimisht e mbështesim secilin aktivitet që shkon në drejtim të rrënimit të këtij rexhimi. Ne tashmë i kemi mbështetur protestat e sektorit civil, që organizohen çdo ditë në Shkup dhe do t’i mbështesim edhe të gjitha aksionet e tjera që e pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve në kushte diktature më 5 qershor dhe të cilat kanë për qëllim demokratizimin e vendit dhe kthimin e normalitetit”, ka deklaruar për Zhurnal, nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi.

Artikulli paraprakTomislav Nikoliq: Serbia ka një kusht për BE-në, mos të kërkojë njohjen e Kosovës
Artikulli vijuesFronteks, falë Maqedonisë është ulur numri i migrantëve në BE