30 minuta lexim në javë mund ta përmirësojë jetën tuaj

Londër – Një hulumtim i zbatuar nga Qendra për hulumtimin e leximit, letërsisë dhe shoqërise nga Universiteti në Liverpul i zbulon përfitimet kryesore nga leximi dhe ndikimin e mirë që leximi ka mbi njerëzit.

Përfitimet nga leximi tregojnë që ata njerëz që lexojnë vetëm 30 minuta gjatë javës, kanë 20% më shumë gjasa të jenë të kënaqur në jetën e tyre. Njëri prej përfitimeve më të mëdha të lexuesve është që me vetëm 30 minuta të leximit gjatë javës, ata kanë deklaruar që kanë më shumë mirëkuptim për ndjenjat e njerëzve tjerë. Përfitimet tjera janë: – 43% e lexuesve kanë thënë që leximi u ndihmon të flenë më mirë – 19% e lexuesve kanë thënë që duke lexuar janë ndjerë më pak të vetmuar – tek lexuesit e rregullt është vënë re 57% vetëdije më e lartë kulturore, ndërsa tek 21% dituri më e madhe e përgjithshme – lexuesit kanë pasur 48% nivel më të lartë të kreativitetit për dallim prej atyre që nuk lexojnë – është zbuluar që lexuesit ndajnë 27% më shumë kohë për shoqërinë e tyre. “Përderisa përfitimet kumulative shoqërore të leximit janë të njohura, është me rëndësi të tregohen edhe përfitimet e shëndetit dhe mirëqenies sonë” – thotë Dr. Hozi Bilington nga Qendra për hulumtime. Me lexim njeriu e përmirëson vetëbesimin, ndërton lidhje më të mira shoqërore, i zgjeron horizontet dhe bëhet person më i mirë.

Artikulli paraprakObama ditën e mërkurë do të kërkojë zyrtarisht nisjen e luftës kundër ISIS
Artikulli vijuesÇerek milioni të larguar nga Kosova?!