Ekspozimi në diell nuk është vetëm i rrezikshëm për shëndetin, por sjell edhe benefite, siç është ulja presionit të gjakut.
Falë rrezeve UV-A, që depërtojnë nëpërmjet lëkurës duke prekur venat, ulin rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Por jo më shumë se 30 minuta.
Mjaftojnë pak minuta në diell për një ulje të presionit të gjakut diastolik i aftë për të ulur rrezikun e iktusit me 34 përqind dhe atë të ishemisë me 21 përqind.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit skocez i realizuar nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Edinburgut.
Sigurisht kjo nuk do të thotë që të ekspozoheni në diell pa mbrojtje për orë të tëra.
Studiuesit u mëshojnë faktit se do të mjaftonin 30 minuta në diell për të patur këto të mira për shëndetin./ks