Lidhja Arabe diskuton për krijimin e një force të përbashkët ushtarake

Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të Lidhjes Arabe u mblodhën në kryeqytetin e Egjiptit në Kajro për të diskutuar rreth “Forcës së Përbashkët Arabe”, raporton Anadolu agency (AA).
 

Liderët ushtarak të cilët u mblodhën në Selinë e Përgjithshme të Lidhjes Arabe në Kajro të Egjiptit janë duke diskutuar zbatimin e vendimeve të marra në samitin e vendeve arabe të mbajtur në muajin e kaluar në Sharm el-sheik për krijimin e “Forcës së Përbashkët Arabe”.

 
Në takimin e mbajtur nën kryesimin e Shefit të Shtabit të Egjiptit, Mahmud Hixhazi i cili ka mbajtur një fjalim, është theksuar se me forcën e planifikuar që do të krijohet ata nuk synojnë të kenë si objektiv asnjë vend.
 
Hixhazi ka theksuar se roli i “Forcës së Përbashkët Arabe” që është planifikuar të krijohet do të jetë me qëllimin për luftën kundër terrorizmit. Ai ka theksuar se është e qartë se forcat e armatosura kombëtare të vendeve nuk janë të mjaftueshme në mënyrë të vetme në luftën kundër terrorizmit, duke u shprehur se në situatat e detyrueshme për një ndërhyrje të shpejtë mekanizmi për të krijuar një fuqi ka marrë formën e nevojës.
 
Hixhazi në lidhje me ndërhyrjen e armatosur në fjalë,  theksoi se ajo do të realizohet me kërkesën e vendeve pa prekur sovranitetin e shteteve.
 
Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nebil el-Arabi, u shpreh se forca e re që do të krijohet nuk është në kuptimin për krijimin e një aleance të re ushtarake apo për krijimin e një ushtrie kundër ndonjë vendi, por kjo është për të operacionalizuar marrëveshjen e Lidhjes Arabe.
 
Arabi duke theksuar se kjo forcë do të operojë në vendet arabe duke krijuar hapësirë kundër terrorizmit, ai gjithashtu iu ka bërë thirrje shefave të shtabeve të vendeve anëtare që të krijojnë mekanizmat e nevojshëm në kuadër të vendimit të marrë.
 
Më 29 mars në Sharm el-sheik të Egjiptit në takimin e Lidhjes Arabe ishte marrë vendimi për krijim e “Forcës së Përbashkët Arabe” me synimin për të zgjidhur problemet e përbashkëta. Pas marrjes së vendimit ai u nënshkrua nga ministrat e Jashtëm të vendeve Arabe dhe brenda 1 muaji u bë thirrje për takimin e autoriteteve të forcave të armatosura të vendeve të Lidhjes Arabe.
Artikulli paraprakEKSODI NË SHQIPËRI DHE KOSOVË, PËRGJEGJËSI KA EDHE BE-JA
Artikulli vijues30 minuta në diell, ulet presioni i gjakut