36 vjet burg për vrasjen e Imerit

Një trup gjykues i përbërë prej tre gjyqtarëve të EULEX-it, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dënoi një person të akuzuar për bashkëkryerje të një vrasjeje të rëndë, vrasje të rëndë, tentim vrasje të rëndë dhe posedim, kontrollim dhe përdorim të paautorizuar të armëve dhe dy të tjerë për vrasje.

“Mustafë Krasniqi është dënuar me një dënim të përgjithshëm prej 20 vite burgim për të gjitha veprat penale të përmendura. Baki Krasniqi është dënuar me nëntë vite burgim, ndërsa Emin Krasniqi është dënuar me një dënim të përgjithshëm prej shtatë vite e një muaj për vrasjen e Imer Krasniqit”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Të tre të pandehurit janë dënuar për shkak të vrasjes në pritë të Imer Krasniqit.
Po ashtu, Mustafë Krasniqi është shpallur fajtor për vrasjen e bijës së Imer Krasniqit, Arbnora Krasniqi dhe plagosjen e birit të Imer Krasniqit, Arbnor Krasniqi, i cili arriti të largohej. Rasti është ndjekur penalisht nga një Prokuror publik i EULEX-it.kohaislame

Artikulli paraprakVëshitrësitë e pacientëve në hemo-dializë
Artikulli vijuesTakimi i Thaçi-Erdogan intrigon Beogradin