40 vjet më parë telefonata e parë pa kabëll

Më 3 prill të vitit 1973 një studiues zbriti në rrugët e Nju Jorkut dhe nga aparati i tij i madh sa një këpucë i telefonoi rivalit të tij:

“Motorola ia doli mbanë, telefonia e lëvizshme është një realitet”. Personi që bëri telefonatën në fjalë është Martin Cooper, ndërsa rivali i tij është Joe Engel i “Bell Labs”. Ajo ishte telefonata e parë pa kabëll që ndryshoi historinë e telefonisë dhe jetët tona. Dhe që atëherë u shkua edhe më tej, së shpejti për të telefonuar do të kemi Google Glass ose do të flasim me iWatch në dorë.

/kosovasot/kohaislame

Artikulli paraprakAudi A3 tani edhe si limuzinë
Artikulli vijuesPse u nervozuan serbët nga Hashim Thaçi?!