Audi A3 tani edhe si limuzinë

Audi edhe zyrtarisht ka prezantuar Audi A3 plotësisht të ri në versionin limuzinë. Ky model i ri pritet të dalë në shitje në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa prodhuesi thotë se modeli i ri do të sjell teknologji inovative në klasën e veturave më të vogla të qytetit si dhe materiale të kualitetit të lartë që janë karakteristike tek modelet më të mëdha dhe luksoze të Audi-s. Audi A3 limuzinë rrënon kufijtë dhe rritë standardet kur flasim për atë se çfarë mund të pritet nga modeli fillestar në klasën e limuzinave kompakte.

Me futjen e këtij modeli në versionin limuzinë, për herë të parë në këtë klasë të veturave të vogla të qytetit, do të mund të gjendet një veturë me teknologjinë MMI, sikurse edhe me Audi Drive Select, lidhjen 4G LTE dhe audio-sistemin Bang&Olufsen. Edhe modeli bazë i Audi A3 plotësisht të ri do të vjen si standard i pajisur me gjëra si mbështjellës lëkure për karrige, teknologjinë Bluetooth, fshesat e xhamave me senzor për shi, sistemin e Audi-s Pre-sense (basic) dhe kulmin panoramë nga xhami.

Pamja e jashtme ka përjetuar një ridizajn të tërësishëm, në mënyrë që të përshtatet me kërkesat e blerësve të veturave limuzinë. Limuzina Audi A3 ka gjatësi prej 445.8 cm dhe distancë mes boshteve prej 262.6 cm. Në kombinim me gjerësinë prej 177.8 cm dhe lartësinë prej 141.5 cm, proporcionet e A3 limuzinë janë kompakte por edhe më tutje sportive, ndërsa është interesant se gati përgjigjen me ato të modelit Audi A4 nga viti 1994. rrjeta e njohur ‘Singleframe’ dhe grupi i dritave janë plotësisht në teknologjinë LED dhe për herë të parë ofrohen në klasën e veturave më të vogla të qytetit dhe këto janë vetëm disa nga ndryshimet që dallohen në dizajn dhe që vijnë me limuzinën e re Audi A3. varianti sportiv S3, do të dallohet me mbrojtës të ridizajnuar, pragje anësore por edhe me spoiler në kapakun e bagazhit.

Po ashtu, dizajnerët kanë shtuar edhe shtëpizat e retrovizorëve nga imitimi i aluminit dhe amortizatorë sportiv, me të cilët distanca e veturës nga toka, është ulur për 25mm në krahasim me modelin standard të Audi A3. me motorin 1.4-litërsh TFSI, ky model do të peshojë 1.250 kg, çka është rezultat mjaft i mirë për një veturë me formë karrocerie limuzinë. Audi ka përdorur komponentë të ndryshëm çeliku për hapësirën e pasagjerëve, të cilët janë formësuar në temperatura tejet të larta dhe me të cilën është fituar një masë më e vogël dhe në të njëjtën kohë forcë maksimale, derisa kapaku i motorit është punuar nga alumini. Karroceria është tejet e fortë, e sigurt në rast aksidentesh dhe në brendi ofron një qetësi të plotë. Kriteret e ashpra të dizajnit ultra të lehtë, janë aplikuar edhe në interier të veturës.

Tre motorë të fuqishëm dhe ekonomik

Kur Audi A3 limuzinë do të dalë në shitje në Evropë, ai do të përbëhet nga tre motorë me nga 4 cilindra. Të ridizajnuar në tërësi, këta motorë do të ofrojnë teknologjinë e Audi-s për zvogëlimin e karburantit, siç është sistemi i injektimit direkt, turbo-mbushësi, sistemi inovativ i kontrollit të energjisë termale dhe sistemi Start/Stop. Oferta e motorëve dhe transmisioneve do të zgjerohet më tej edhe me dy motorë të rinj. Motori 2.0-litërsh TDI siguron 150 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 320 Nm. Me këtë motor nën kapak, Audi A3 limuzinë përshpejtimin nga 0–100 km/h e arrin për 8.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 220 km/h. Sa i përket harxhimeve të karburantit, në kombinim harxhon vetëm 4.1 l/100km me emetim të gazrave CO2 prej 107 g/km. Performancat e motorit 1.4-litërsh TFSI benzinë, vijnë me 140 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 250 Nm. Ky motor përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 8.4 sekonda, shpejtësia maksimale është 217 km/h, derisa harxhimet janë 4.7 l/100km. Motori i tretë është ai 1.8-litërsh TFSI benzinë me 180 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 250 Nm.

1898 cc

Shpejtësia

220 km/h

Fuqia

150ps

Harxhimet

4.1l / 100 km

Interieri
Edhe modeli bazë i Audi A3 plotësisht të ri do të vjen si standard i pajisur me gjëra si mbështjellës lëkure për karrige, teknologjinë Bluetooth, fshesat e xhamave me senzor për shi

Shpejtësia
Me këtë motor nën kapak, Audi A3 limuzinë përshpejtimin nga 0–100 km/h e arrin për 8.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 220 km/h

Harxhimet
Sa i përket harxhimeve të karburantit, në kombinim harxhon vetëm 4.1 l/100km me emetim të gazrave CO2 prej 107 g/km

Motori
Kur Audi A3 limuzinë do të dalë në shitje në Evropë, ai do të përbëhet nga tre motorë me nga 4 cilindra. Të ridizajnuar në tërësi, këta motorë do të ofrojnë teknologjinë e Audi-s për zvogëlimin e karburantit, siç është sistemi i injektimit direkt.

/zeri/kohaislame

Artikulli paraprakSuperperimet pranverore!
Artikulli vijues40 vjet më parë telefonata e parë pa kabëll