400 këshilla islame në një frymë

1. Pastroje qëllimin për hir të Allahut të Plotfuqishëm, ruaju nga hipokrizia si në thënie, po ashtu edhe në vepra!
 
2. Pasoje traditën [Sunetin] e Pejgamberit të fundit Muhamedit alejhi selam, në të gjitha thëniet, veprat si dhe në parimet morale.
 
3. Frikësoju Allahut të Madhërishëm dhe kushtëzohu në kryerjen e të gjitha urdhrave [obligimeve] dhe ndalohu nga të gjitha të ndaluarat [haramet]!
 
4. Pendohu tek Allahu me pendim të sinqertë dhe shtoje istigfarin [kërko falje nga Allahu më shumë duke thënë Estagfirullah]!
 
5. Frikësoju Allahut të Gjithëmëshirshëm në të gjitha lëvizjet dhe punët që vepron!
 
6. Nënshtroju dispozitave të fesë islame, se vërtet feja islame është nënshtrim dhe bindje ndaj Allahut të Plotfuqishëm; ki kujdes nga vlerësimi i gjërave sipas mendjes dhe logjikës tënde sepse mendja është e kufizuar, ashtu siç ka shikimi largësinë e fundit dhe përtej saj nuk mund të kalojë! 
 
7. Ulu me dijetarët [ulematë], duaji ata, përfito prej tyre dhe bëhu modest. Gjithashtu edhe fëmijëve bëjua zakon që t’i duan ata dhe të shoqërohen me alimët [dijetarët], sepse vërtetë dijetarët janë trashëgimtarë te të Dërguarve të Allahut të Madhërishëm!
 
8. Dëgjoji ligjëratat me përkushtim dhe përfito prej tyre!
 
9. Pranoje të vërtetën pa marrë parasysh se kush ishte thënësi i saj, i vogël apo i madh, dhe ruaju nga kokëfortësia dhe mendjemadhësia!
 
10. Pastroje besimin [akiden] sipas Kuranit dhe Sunetit [Traditës] të Pejgamberit alejhi selam, ruaju prej doktrinave dhe shprehjeve të cilat të shpijnë në mosbesim [kufër]!
 
11. Beso në Allahun xh.sh, në engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në të Dërguarit [Resulët] e Tij, në Ditën e Fundit dhe se përcaktimi [kaderi] i mirë apo i keq qoftë ai, ndodh me lejen e Allahut [xh.sh]!
 
12. Mos i paso të tjerët me pasim të verbër!
 
13. Mos thuaj për Kuranin asgjë sipas mendimit tënd (mos thur komente sipas qejfit tënd), por bazohu në transmetimet e vërteta dhe tefsiret burimore!
 
14. Insisto në leximin e librave në mënyrë të vazhdueshme dhe njerëzve mësoju të dobishmen, sepse më i miri prej njerëzve është ai që mëson diturinë dhe ua mëson të tjerëve!
 
15. Doemos duhet t’i përmbaheni librit i cili shtjellon çështjet e shkollës juridike [medhhebit( tuaj1! 
 
16. Gjithsesi duhet t’i keni dhe t’i mësoni këta libra: “Rijadus-sà lihÄ©n” të autorit [Imam En-nevevijj], librin: “Núrul Jekín Fissíreti” [El-Huderij], libri: “Kitab El-Edhkár” të autorit [El-Imaam En-nevevij] si dhe libra të ngjashme me këto që u përmendën!
 
17. Largohu nga të shikuarit e revistave imorale (me përmbajtje erotike) dhe të ndyra me pornografi; shmangu nga leximi i librave që luftojnë dhe janë në kundërshtim me Islamin! 
 
18. Nxito në punët e mira sepse do të shpërblehesh dhe do të arrish shpërblimin [sevapin] e të gjithë atyre që marrin mësim prej teje!


1. Hyni në banjë me këmbën e majtë! Para se të hyni në të, kërkoni mbrojtje nga Allahu dhe mos flisni në të asgjë! Kur të dilni, dilni me këmbën e djathtë duke shqiptuar këtë lutje: Gufráneke!
 
2. Kini kujdes nga të kryerit e nevojës nëpër rrugë apo nën hije[1[, sepse vërtet ajo i lëndon njerëzit!
 
3. Nuk bën që gjatë kryerjes së nevojës të ktheheni nga kibla, e assesi t’i ktheni shpinën, përveç nëse jeni brenda shtëpisë! 
 
4. Mënjanoni urinimin kur jeni në këmbë, aq sa keni mundësi, që mos t’ju godasin të spërkaturat e saj[2]!
 
5. Pas mbarimit të urinës, duhet pastruar organi gjenital; po qe mundësia, me gurë apo letër, pastaj me ujë. Nëse mund t’i praktikoni të dyja, atëherë është edhe më mirë…
 
6. Mos përdorni dorën e djathtë për fshirjen e hundëve e as për pastrimin nga nevoja e madhe dhe punë të ndyra, por në vend të saj përdorni dorën e majtë!
 
7. Bëjini fëmijët synet[3] atëherë kur janë të vegjël, se vërtet synetia konsiderohet prej parimeve islame.


1. Ruaje abdestin, përtërije atë dhe përpiqu që gjithmonë të jesh i pastër!
 
2. Mos fli përveçse duke qenë i pastër [me abdest]!
 
3. Përmende emrin e Allahut të Madhërishëm para marrjes se abdestit duke thënë: Bismilah!
 
4. Përdore sivakun[4] para çdo abdesti dhe para çdo namazi!
 
5. Gjatë pastrimit të gojës dhe hundës, tregohu i përpiktë, përveç nëse je agjërueshëm.
 
6. Pastroji me kujdes gjymtyrët e trupit, gishtërinjtë e duarve dhe të këmbëve. Dorën fute në brendi të mjekrës, në mënyrë që uji të depërtojë në tërësi dhe plotësoje abdestin!
 
7. Gjithmonë (abdestin) filloje nga e djathta.[5]
 
8. Me duar të lagura përshkoje tërë kokën [t’i japësh mes’h].
 
9. Përshkoji veshët brenda dhe jashtë [jepu mes’h].
 
10. Nëse ke mundësi, pas çdo abdesti fal dy rekate namaz.


1. Mos e tolero veten dhe as gratë ose fëmijët e tu që ta vonojnë pastrimin nga papastërtia (xhunubllëku) [6] …si rezultat i vonesës mund të jetë shtyrja e faljes së namazit apo edhe lënia e tij!
 
2. Mos hyr në xhami duke qenë i papastër [xhunub], përveç nëse je kalimtar rasti, dhe mos lejo që gruaja jote të hyjë në xhami kur është me të përmuajshmet dhe në periudhën e lehonisë [hajzi dhe nifasi]!
 
3. Mos e zbulo pjesën e turpshme [avretin] dhe ndaloji të tjerët nga kjo duke përdorur metodën e butësisë!
 
4. Mos lejo që gruaja jote të shkojë në banjë publike [7], ngase ekspozimi dhe lakuriqësia e grave në të është gjë e pashmangshme!
 
5. Merr abdest para guslit [para larjes në banjë] ashtu siç merr për namaz!
 
6. Fillo me larjen e trupit dhe fërko çdo pjesë të trupit me ujë!
 
7. Gjatë pastrimit të trupit, paralel me nijetin fillo hedhjen e ujit në kokë, pastaj vazhdo me krahun e djathë, pastaj të majtin, nga tri herë.


1. Përpiqu që t’i përgjigjesh thirrjes për namaz [ezanit], përsërit me myezinin ashtu siç ka ardhur në Sunetin e Pejgamberit alejhi selam; po pate mundësi që nga ky obligim mos të të pengojë asnjë punë, vepër dhe adhurim [ibadet] tjetër deri në mbarim të ezanit!
 
2. Dërgo përshëndetje [salavate] mbi Pejgamberin [alejhisselam] pas thirrjes së ezanit, lute Allahun e Madhëruar me lutjen [duan] përkatëse!1
 
3. Mos dil nga xhamia pas thirrjes së ezanit, përveç nëse të obligon nevoja për ndonjë arsye të justifikueshme!
 
4. Nëse nuk je në xhami, atëherë thirre ezanin personalisht!
 
5. Ikametin thuaje për çdo namaz të obliguar [para çdo farzi]!
 
6. Në mes ezanit dhe ikametit, lute Allahun e Madhërishëm për veten dhe mbarë muslimanët që t’u plotësojë nevojat e kësaj bote dhe të ahiretit!
 
7. Ndihmoji njerëzit në ndërtimin e xhamive në ato vende ku janë të nevojshme, si dhe përkrahi ata moralisht dhe materialisht!
 
8. Nderoji xhamitë dhe kur të hysh në to hyr me këmbën e djathtë, mirëmbaji ato nga papastërtia, tregohu i sjellshëm në to, shmangu fjalëve të pahijshme, vrapimit, qeshjes si dhe zhurmës dhe kur të mbarosh së faluri, dil me këmbën e majtë!
 
9. Mos pështyj në oborrin e xhamisë e as në drejtim të kibles, mirëpo pështyj në shami apo diçka të ngjashme me të; atë që të ka humbur mos e kërko në të në mënyrë që mos t’i ulësh nderin xhamisë!
 
10. Praktikoje faljen e namazit në xhami, me kohë dhe me xhemat, e veçmas namazin e jacisë dhe atë të sabahut!
 
11. Mos e shtyj kohën e namazit për më vonë!
 
12. Mos fal namaz pas sabahut e as pas namazit të ikindisë, përveç namazeve që posedojnë arsye, si f.v namazi qe falët për nder të xhamisë (tehij-jetul mesxhid)!
 
13. Pas namazit të sabahut dhe ikindisë, qëndro në faltore (musal-la)!
 
14. Insisto që gjatë kohës së lirë të qëndrosh (I’tikaf) në xhami duke bërë (ibadet) adhurim Allahut të Madhëruar!
 
15. Mos ha ushqime me erëra të pakëndshme, si: hudhra, qepë, si dhe mos pi cigare për arsye se erërat e tilla i shqetësojnë muslimanët!
 
16. Urdhëroje familjen tënde ta falë namazin sepse vërtet namazi është prej shtyllave më të rëndësishme të besimit islam!
 
17. Këshilloje gruan që namazin ta falë në shtëpi!
 
18. Urdhëroji fëmijët tuaj që ta falin (kryejnë) namazin duke filluar nga mosha shtatëvjeçare dhe në rast se ata e braktisin këtë obligim, atëherë rrihi nga pak kur të kenë mbushur dhjetë vjeç, prandaj mos e merr si të lehtë, se për këtë do të jesh përgjegjës ditën e llogarisë!
 
19. Shpjegoja familjes dhe njerëzve të tjerë vlerën e namazeve të obliguara si dhe dënimin që do të vuajnë lënësit e namazit!
 
20. Kushtoji rëndësi të madhe që t’i falesh sunetet (para dhe pas farzeve) dhe nëse ke mundësi që rregullisht t’i falësh edhe sunetet e forta dhe jo të forta!
 
21. Namazet nafile (namaze vullnetare) fali në shtëpi!
 
22. Rregullisht fale namazin e duhasë [8], së paku dy rekate, dhe me së miri do të kishte qenë që t’i falesh tetë rekate! 
 
23. Përpiqu që t’i këndosh lutjet (të bësh dhikër) pas namazeve të obliguara!  
 
24. Përgatitu për faljen e namazit të natës, duke qenë i përmbajtur ndaj kësaj bote, ngrënies së tepërt, lakmisë. Praktikoje gjumin pas drekës (një sy gjumë ngase kjo të ndihmon për ngritjen në mesnatë)!
 
25. Praktikoje këndimin e lutjeve (duave) para fjetjes si dhe pasi të zgjohesh!
 
26. Fli duke qenë i pastër, me gjuhë të lagur nga të përmendurit e Allahut si dhe me nijet për t’u ngritur në mesnatë për namaz të natës (kijamul-lejl)!
 
27. Namazin e natës fale rregullisht, mos harro që për këtë namaz ta zgjosh gruan, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes! 
 
28. Fal namaz me rastin e errësimit të diellit dhe hënës (salatul kusufi, salatul husufi)![9]
 
29. Namazin e xhenazes falja çdo muslimani..! 
 
30. Fale namazin e istihares për çdo çështje që ka rëndësi si dhe këndoje lutjen (duan) të cilën i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka preferuar për këtë namaz! 
 
31. Praktikoje faljen e namazit me xhematë!
 
32. Bëhu i përpiktë në rreshtimin e safave, ngushtimin dhe ngjeshjen në mes të xhematit si dhe plotësimin e zbrazëtirave në mes tyre!
 
33. Shpejto që namazin ta falësh në rendin (safin) e parë duke mos shtyrë askënd në xhami! 
 
34. Praktikoje rregullisht lutjen (duan) hyrëse të namazit (subhaneken); në përfundim të leximit të EL-FATIHA-s, thuaj pas Imamit “Amin”, lexoji edhkaret (lutjet) e rukusë dhe sexhdes!
 
35. Kushtoji rëndësi kryerjes së rukusë; sexhdes, qëndrimit pas uljes si dhe qëndrimit në mes dy sexhdeve, të gjitha këto duhen kryer duke qenë i qetë dhe jo me ngut!
 
36. Mos kalo pranë atij që është duke u falur! 
 
 
Nëse falesh në një vend ku aty kalojnë njerëzit, atëherë para teje vë diçka (sutre) që të të mbrojë nga mosprishja e namazit!

Këshilla mbi namazin e xhumasë
 
80. Kur të vijë dita e xhumasë, nisu sa më herët për në xhami dhe kur të dëgjosh thirrjen e ezanit, përgjigju menjëherë!
81. Vazhdimisht lahu të premteve qoftë verës apo dimrit!
82. Çdo javë bëje zakon që t’i presh dhe pastrosh thonjtë, ngase Islami është fe e pastër! 
83. Ditën e xhuma parfumohu me erëra të mira dhe vish rrobat më të zgjedhura!
84. Ki kujdes nga të shtyrit nëpër safa [rendet e xhamisë]! 
85. Mos fol përderisa imami është duke ligjëruar (gjatë hytbes së xhumasë)! 
86. Po pate mundësi, praktikoje leximin e sures El-Kehf për çdo xhuma! 
87. Shpeshtoji përshëndetjet [salavatet] mbi të Dërguarin [salallahu alejhi ue selem] gjatë natës së të enjtes dhe ditës së xhumasë![11]
 
 
Këshilla mbi bamirësinë-sadakanë (dhënien e lëmoshës)
 
 
88. Bëhu xhymert; ruaju koprracisë, ngase Allahu i Madhërishëm është bujar, i do ata që japin (xhymertët) dhe dorëdhënësit!
89. Paguaje zekatin për të cilin je i obliguar dhe mos u bëj koprrac ndaj atyre që meritojnë nxjerrjen e asaj sasie!
90. Nëse të godet skamja apo varfëria, mbështetu në Allahun xh.sh. dhe assesi mos lejo që me zemrën tënde t’i mbështetësh krijesave të Tij! 
91. Nëse ndokush të dhuron diçka dhe vëren se nuk është dhënë me plot zemër, atëherë mos e prano!
92. Mësohu që dhënia e lëmoshës (sadakas) të jetë shprehi e vazhdueshme në jetën tënde dhe asgjë mos pakëso nga ajo (mos e keqpërdor atë duke marrë nga nevojat e tua personale)! 
93. Jep sadaka nga ajo që është më e dashur nga pasuria jote, siç na porosit edhe Allahu i Madhërishëm: “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj…”[12]
94. Lëmoshën shtesë (atë që jep vullnetarisht) shpërndaje fshehurazi, kurse zekatin në praninë e masës, se ky gjest rezulton që të tjerët të marrim mësim prej teje! 
95. Përparësi gjatë shpërndarjes së lëmoshës jepu të afërmve nga familja jote si dhe njerëzve të mirë dhe fetarë![13] 
96. Secilit që të ka kërkuar hua nga nevojtarët e drejtë, përgjigju atyre pozitivisht duke ua plotësuar këtë kërkesë!
97. Atyre që të kanë borxh, shtyja afatin e pagesës, e nëse nuk janë në gjendje që ta paguajnë, atëherë falja një pjesë të borxhit!
98. Shpërndaje pasurinë për qëllime të mira, si f.v. ndërtimi i xhamive, përhapja e diturisë dhe e shkencës; të gjitha këto vepra të mira hyjnë në rangun e lëmoshës së rrjedhshme![14] 
99. Bashkëshortes lejoji që të këtë mundësinë të japë lëmoshë nga pasuria jote!
100. Paralajmëroje gruan tënde që mos të japë asgjë nga (pasuria) të cilën nuk ia ke lejuar!
101. Ushqej dhe jepu ujë te tjerëve dhe mos përçmo asgjë nga veprat e mira!
102. Falënderoje atë që të bën mirë dhe shpërbleje bërësin e saj… dhe ashtu lutu për të që Allahu t’i japë çdo të mirë!
 

Këshilla mbi agjërimin
 
102. Agjëro muajin e bekuar të Ramazanit për Allahun e Plotfuqishëm, gjithnjë duke shpresuar bindshëm në shpërblimet e Tij xh.sh!
103. Ki kujdes që të mos hash në asnjë ditë të Ramazanit pa pasur arsye të fortë!
104. Gjatë muajit të Ramazanit fal namaz nate, e veçmas gjatë Natës së Kadrit!
105. Agjëro gjashtë ditë të muajit Sheval!
106. Agjëro ditën e nëntë dhe të dhjetë të muajit Muharrem (është fjala për ditët e ashures)!
107. Agjëro nga muaji Sha’ban aq sa ke mundësi![15]
108. Agjëro të hënave dhe të enjteve!
109. Agjëro ditët e bardha të çdo muaji, ato janë; dita e trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë!
110. Informoje bashkëshorten tënde që të mos agjërojë vullnetarisht kur ju jeni prezent, vetëm se me lejen tënde!
111. Vonoje ngrënien e syfyrit, kurse ngrënien e iftarit filloje me të hyrë të kohës. Këtë mund ta bëni çdoherë, mirëpo jo kur mbretëron kohë e vranët dhe me mjegull!
112. Filloje iftarin me hurma. E, nëse nuk gjen, atëherë me ujë! 113. Kontrolloje ushqimin që ha për iftar dhe syfyr (që mos të jetë i përzier me haram)! 
114. Fto agjërues që të hanë iftar në shtëpinë tënde, për shkak se agjërimi është muaji i bujarisë dhe bamirësisë!
115. Përmbaju normave të agjërimit; mos përgojo, mos gënje dhe mos fol fjalë të pahijshme (fjalë të ndyra)!
116. Përpiqu të mos e braktisesh i’tikafin në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit! 
117. Paguaj vitrat (sadakatulfitrin) e zemra jote të kënaqet me të!
118. Netët në prag të dy Bajrameve gjallëroji duke falur namaz si dhe praktiko lloje të tjera të adhurimit!
119. Në festen e dy Bajrameve dhe ditëve te teshrikut [16] tekbiret shqiptoji me zë të lartë!
120. Po pate mundësi materiale, therjen e kurbanin mos e braktis; përpiqu që këtë sakrificë ta praktikosh çdo vit!
121. Nga therja e kurbanit mos shit asgjë e as kasapin mos e paguaj nga mishi i kurbanit!

Këshilla mbi  haxhin
 
122. Haxhin dhe umren, nëse ke mundësi, kryeji menjëherë, mos i braktis për më vonë. Orvatu që t’i përsëritësh ato qoftë edhe çdo pesë vjet. 
123. Gjatë kryerjes se haxhit shoqërohu më të diturit (pasuesit e dijes) në mënyrë që të të udhëzojnë në kryerjen e saktë të ritualeve të haxhit.
124. Paraprij haxhit me pendim të sinqertë si dhe obligimet që ke mbi supe kryeji para nisjes për në haxh.
125. Gjatë rrugës për në haxh, shpenzo (jep para) sa me shumë duke ndihmuar njerëzit.
126. Ki kujdes që paratë e haxhit mos të jenë haram, pra, mos shkoni në haxh me pasuri të ndaluar.
127. Umren kryeje gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
128. Gjatë kohës kur je në haxh, tekbiret thuaji me zë te lartë. 
129. Gjatë kryerjes së haxhit shpeshto sjelljen (tavafin) rreth Qabes, puthe gurin e zi( ) si dhe këndin e Qabes apo vetëm shenjat e tyre.
130. Ruaju rrëmujës së njerëzve në mënyrë që të mos lëndosh askënd apo të lëndohesh nga dikush tjetër.
131. Shuaje etjen duke pirë ujë zemzemi.
132. Bëj sa më shumë vepra të mira gjatë dhjetë ditëve të Dhulhixhes.
133. Përgatitu për pritje në Arafat duke pastruar gjoksin tënd nga të gjitha urrejtjet, inatet, sëmundjet dhe plagët shpirtërore.
134. Shpejto që gjuajtjen e gurëve dhe ceremonitë e tjera të haxhit t’i kryesh në kohën e duhur.
135. Mos lejo që gruaja jote të marrë rrugën për haxh dhe vende të tjera përveçse me prezencën tuaj apo me ndonjë të afërm të familjes (mahrem). 
136. Fal shumë namaze në xhaminë e Mekkes, në xhaminë e Pejgamberit alejhi selam në Medinë dhe në Mesxhidul Aksa.
137. Ki kujdes që mos të zemërosh askënd nga banorët e Mekës dhe Medinës, e as mos i frikëso ata për nder të fqinjësisë me këto vende të bekuara. 
138. Kur të kthehesh nga udhëtimi, mos hyr në shtëpi befas, e as natën, pa paralajmërimin e familjarëve në avancë.
 

Këshilla mbi luftën islame (xhihadin) 

139. Bëhu trim e mos u frikëso! Pejgamberi alejhi selam ka kërkuar ndihmë nga Allahu i Madhërishëm që të na ruajë nga frika.
140. Mos u nis në luftë pa marrë pëlqimin e prindërve. 
141. Nëse te është dhënë rasti të luftosh në rrugë të Allahut, atëherë qëndro stoik në frontin ku të kanë caktuar.
142. Kërko nga Allahu i Madhërishëm që të vritesh si shehid (martir) në rrugën e Tij. 
143. Përderisa je në luftë, përpiqu të veprosh punë të mira sa më shumë; përmende Allahun çdo mëngjes dhe mbrëmje, agjëro të hënave dhe të enjteve dhe mbi të gjitha; nëse ke borxh, paguaje sa më shpejt, për arsye se Allahu xh.sh i fal të gjitha pos borxhit, i cili nuk i falet as shehidit.
144. Doemos duhet të mësosh gjuajtjen dhe përdorimin e të gjitha llojeve të armëve; ki kujdes të mos i braktisësh pasi ta kesh mësuar përdorimin e tyre, përndryshe do të harrosh se si t’i përdorësh në kohën e duhur. 
145. Mos merr për shënjestër ndonjë krijesë të gjallë. 
146. Pastroje qëllimin para nisjes për në luftë; mos tolero që synimi i shkuarjes sate në luftë të jetë lakmia për plaçkën e luftës apo që të behësh i famshëm me guximin dhe përkushtimin tënd.
147. Ruaju që mos të ikësh nga fronti i luftës, për arsye se ikja nga mejdani i luftës llogaritet prej mëkateve të mëdha.
148. Ki kujdes nga marrja e plaçkës së luftës para se ajo të ndahet në mënyrë të drejtë dhe në praninë e njerëzve! 
149. Në qoftë se nuk të është dhënë rasti të luftosh, atëherë fliti vetes rreth luftës dhe zellin që ke për të, në mënyrë që të mos vdesësh me veçoritë e hipokritëve.
 
 
Këshilla mbi leximin dhe mësimin e Kuranit
 
 
150. Mësojua leximin e Kuranit fëmijëve dhe bashkëshortes tënde dhe urdhëroji që t’ua mësojnë të tjerëve.
151. Bëje zakon që Kuranin ta lexosh ngadalë dhe zbukuroje zërin gjatë leximit të tij. 
152. Kuranin lexoje duke medituar për kuptimet e tij; zbatoji urdhrat për të cilat na ka urdhëruar Allahu dhe ndale veten nga ndalesat që Allahu ka caktuar për robërit e Tij. 

Këshilla mbi  leximin dhe mësimin e Kuranit
 
 140. Mësojua leximin e Kuranit fëmijëve dhe bashkëshortes tënde dhe urdhëroji që t’ua mësojnë të tjerëve!
 
141. Bëje zakon që Kuranin ta lexosh ngadalë dhe zbukuroje zërin gjatë leximit të tij!
 
142. Kuranin lexoje duke medituar kuptimet e tij; zbatoji urdhrat që Allahu na ka urdhëruar dhe ndalohu nga ndalesat e Allahut për robërit e Tij.  
 
  Këshilla mbi të përmendurit e Allahut (dhikrin) dhe lutjet (duatë) 
 
143. Përkujtoje Allahun e Madhërishëm (shpeshtoje dhikrin) vazhdimisht, si në heshtje po ashtu edhe haptas, dhe ruaju që mos ta harrosh Allahun nga gjuha jote.
 
144. Shko në tubimet e dhikrit (aty ku përmendet Allahu), ngase ato llogariten prej kopshteve të xhenetit.
 
145. Kurrsesi mos lejo që të shkosh në ato tubime ku emri i Allahut nuk përmendet, e as përshëndetje (salavatet) ndaj Pejgamberit [alejhis selam] nuk dërgohen.
 
146. Kur të ngrihesh nga tubimi, gjithmonë këndoje lutjen në vijim:” Subháneke, Allahumme ve bihamdike, Esh-hedu En Lá Iláhe Il-la Ente, Estagfiruke, ve Etúbu ilejke”.
 
147. Përkushtohu ndaj dhikrit – të përmendurit- të Allahut pas çdo namazi.
 
148. Kërko ndihmë nga Allahu përderisa jeni në sexhde duke u përkulur, lutu1 pas çdo namazi dhe në pjesën e tretë të natës.  
 
149. Përmende Allahun në vende të gafletit, në vende ku më së paku përmendet emri i Tij, siç janë tregjet, vendet e biznesit, e të ngjashme me to.
 
150. Kërko nga Allahu që të t’i falë mëkatet, të të japë fat në fenë dhe besimin tënd, si dhe shëndet të mirë në këtë dhe botën e amshueshme.   
 
151. Përmirësoje mendimin në Allahun e Madhërishëm; Atij dorëzoja të gjitha përcaktimet (njeriu planifikon ndërsa Allahu cakton), andaj mos të themi se kam kërkuar nga Allahu këtë e këtë apo gjëra që nuk përkojnë me raportet njeri – Krijues.
 
152. Bëj dua dhe lute Zotin duke qenë prezent edhe trupi edhe zemra, t’i keni frikën Atij dhe mos u lutni me zemra të pavetëdijshme.  
 
153. Gjatë lutjeve këndo duatë (lutjet) të cilat janë transmetuar nga Pejgamberi [alejhis selam], pasi  ato janë më të mira dhe më të dobishme.
 
154. Lutjen filloje me falënderim ndaj Allahut dhe me përshëndetje [salavate] mbi Pejgamberin [alejhis selam], më pas përfundoje me atë para se të thoni amin.
 
155. Lutu për vëllanë tënd fshehurazi dhe kërko nga ai që të përmend edhe ty në lutjet (duatë) e tij dhe kurrsesi mos u lut kundër vëllait musliman!
 
156. Kërko falje nga Allahu (bëj istigfar) gjatë natës, e sidomos gjatë kohës se agimit (gjatë syfyrit).
 
157. Vazhdimisht dërgo salavate mbi Pejgamberin [alejhis selam], veçmas në vigjilje të së premtes dhe gjatë ditës së saj.

Këshilla mbi shitblerjen
 
 
158. Shpejto që të gjesh furnizimin, ushqimin, veshmbathjen, punën; ruaju nga papunësia dhe përtacia!
 
159. Korrigjoji shitblerjet në mënyrë që të jenë në përputhje me ligjin e Allahut, ndaj ruaju nga shitblerjet e pahijshme! 
 
160. Ki kujdes që mos të merresh me shitblerje të ndaluar (haram) e as të pasurohesh përmes kamatës (interesit, fajdesë, kreditit)! [16]
 
161. Mos e lavdëro mallin që ke në pronësi, por lëre blerësin ta shikojë atë dhe të mendojë ai personalisht!
 
162. Largohu nga gjërat e dyshimta![17] 
 
163. Bëhu i sjellshëm dhe zemërgjerë gjatë shitjes dhe blerjes; trego sjellje të mira gjatë kërkimit të riskut (furnizimit) dhe gjatë performancës së shitblerjes!
 
164. Po qe se blerësi është penduar për mallin që ka blerë, ktheja të hollat dhe pranoja pendimin, pa dyshim që Allahu i Gjithëmëshirshëm do ta pranojë pendimin tënd Ditën e Llogarisë!
 
165. Mos pakëso gjatë matjes së mallit duke i ngrënë hakun blerësit!
 
166. Këshillo gjatë shitblerjes dhe ruaju nga mashtrimi!
 
167. Mos ndërhyj gjatë shitblerjes së vëllait tënd musliman derisa të përfundojë ai dhe mos u fejo me atë vajzë e cila është fejuar apo është duke u fejuar![18]  
 
168. Ruaju nga monopolizimi (grumbullimi i mallrave me qëllim të shitjes me çmim më të lartë në kohët e vështira)![19] 
 
169. Bëhu i sinqertë në punët që realizon; ruaju nga gënjeshtra dhe betimi i rrejshëm![20]
 
170. Bëhu i besueshëm dhe ruaju nga mashtrimet, pasi Pejgamberi alejhi selam transmetohet të ketë thënë në lidhje me këtë: “Me përpikëri kryeje amanetin që të është besuar dhe mos tradhto atë që te ka tradhtuar!”
 
171. Mos e bëj shprehi të marrësh borxh (para me hua), mirëpo nëse huazon, atëherë ta kesh qëllimin që sa me shpejt t’i kthesh parat atij që t’i ka huazuar! 
 
172. Mos e vono borxhin kur ke mundësi të paguash, ngase vonesa në këtë rast konsiderohet padrejtësi (zullum)! 
 
173. Shpejto që personit që ka ndërruar jetë dhe të cilit ia do të mirën, t’i paguash borxhet! 
 
174. Ruaju betimit të rrejshëm kërcënues! 
 
175. Ruaju nga krediti (kamata, interesi, fajdeja) zemërimi, vjedhjes, plaçkitjes dhe mashtrimit! 
 
176. Asgjë mos merr nga pasuria e tjetrit pa lejen e pronarit, qoftë edhe përkohësisht!  
 
177. Punëtorin paguaje sa me parë, para se djersët t’i jenë tharë! 
 
178. Mos shpenzo nga pasuria jote pa pasur ndonjë qëllim të arsyeshëm!

Këshilla rreth bashkëshortësisë (nikahut)

190. Ule shikimin tënd dhe mos shiko pa kontroll, ngase shikimi është shigjetë helmuese!
191. Kur të jesh në rrugë, mos hyr mes dy grave, por merr anën e djathtë ose të majtë!
192. Martohu sa më shpejt, ngase ai që martohet ka më shumë mundësi ta ruajë shikimin dhe nderin e tij!
193. Kur të vijë koha për martesë, zgjidhe gruan besimtare dhe të devotshme![21]
194. Mos u bë nismëtar i divorcit, sepse  shkurorëzimi është prej gjërave të lejuara të cilën Allahu e urren më së shumti!
195. Tërheqja vërejtjen grave, vajzave dhe të afërmeve të tua, që mos të kërkojnë divorc nga burrat e tyre pa pasur ndonjë arsye të fortë! 
196. Mos e mëso gjuhën tënde që t’i drejtohesh gruas me përbetim për shkurorëzim![22]
197. Në pamundësi të martesës, përmbaje nderin tënd, derisa Allahu të të begatojë me dhuntitë e Tij dhe forcohu me agjërim! 
198. Nëse ty si prind të vjen dhe të kërkon dorën e vajzës sate ai që ju kënaq me fenë dhe moralin e tij, atëherë martoje me të vajzën dhe largoju mehrit të shtrenjtë![23]
199. Shpalle kurorëzimin dhe bëj dasmë me aq sa mundesh! 
200. Mos tolero që fejesën ose dasmën ta kremtosh me gjëra të ndaluara, siç janë përdorimi i veglave muzikore, dëfrimi, zbavitja etj.!
201. Bashkëshortes tënde paguaja hakun e saj të merituar, mehrin – dhuratën e martesës, përfilli obligimet që ke ndaj saj dhe sillu me të me sjellje të mira! 
202. Tregoji bashkëshortes tënde obligimet martesore, të cilat duhet t’i kryejë në mënyrë të vazhdueshme! 
203. Mos bëj marrëdhënie intime me gruan tënde përderisa ajo është në të përmuajshmet  apo lehonë (me hajz apo nifas)! 
204. Mësojua grave të tua dispozitat dhe normat e fesë islame dhe mos lejo që ato të praktikojnë kotësitë dhe besëtytnitë!
205. Nëse ke në bashkëshortësi njëkohësisht më shumë se një grua, atëherë ji i drejtë në ndarjen e kohës me to. Ruaju nga padrejtësia! 
206. Kujdesu për gruan dhe fëmijët e tu dhe ki kujdes nga koprracia!
207. Ki kujdes që mos ta humbasësh askënd nga ata që ke nën përkujdesjen tënde!
208. Vëri fëmijës një emër të mirë! 
209. Mos i favorizo meshkujt mbi vajzat! 
210. Kur është fjala për dhurata, përpiqu që mes fëmijëve të krijosh ambient barazie dhe uniteti!
211. Edukoji fëmijët e tu dhe kur të arrijnë t’i dallojnë gjërat [24], angazhoji që t’i praktikojnë normat bazë të fesë islame, në mënyrë që të adaptohen me to. Gjithashtu në atë moshë fëmijët ndaji secilin në shtratin e vet. 
212. Unifikohuni me bashkëshorten për metodologjinë që do të ndiqni rreth edukimit të fëmijëve, për shkak se mospajtimet e prindërve ndikojnë negativisht në edukimin e tyre!  
213. Martoji fëmijët kur të arrijnë moshën e pjekurisë!
214. Ruaju dhe assesi mos u bë shkaktar që t’i prishësh marrëdhëniet e dy bashkëshortëve!
215. Gratë e tua urdhëroji për t’u mbuluar tërësisht sipas normave që ka paraparë (obliguar) Islami, për ta ruajtur nderin e tyre dhe për ta mbajtur lumturinë e shoqërisë dhe të mjedisit ku jetoni. Pa dyshim që zbulimi i femrës dhe zhveshja e saj shpie në shkatërrimin dhe çrregullimin e shoqërisë!
216. Urdhëroji gratë tuaja të mbulohen edhe nga ata që nuk e kanë të ndaluar për martesë, si djali i xhaxhait, djali i dajës, vëllai juaj etj., sepse sot janë mësuar gratë që para personave të lartshënuar të dalin të zbuluara (pa shami)!
217. Mos prano që gratë tuaja të shkojnë te rrobaqepëset jomuslimane për të qepur veshjet e tyre!
218. Tërhiqja vërejtjen grave të tua që të mos dalin nga shtëpia me veshje pa mangë ose me mëngë (krahë) të shkurtër, madje edhe nëse e kanë veshur nën mantel, për arsye se mund të ballafaqohen me situata që kërkojnë shtrirjen e dorës apo të krahut si dhe era mund t’i zbulojë ato pa dashje.   
219. Tërhiqja vërejtjen grave të tua që të mos mbathin çorapë të tejdukshme e as çorapë me ngjyra, por çorape me ngjyrë të zezë e të mbyllur, që nuk kanë zbukurime! 
220. Mos lejo që gratë e tua të mbathin këpucë të zbukuruara, të cilat tërheqin shikimin e meshkujve!
221. Tërhiqja grave të tua vërejtjen që të mos dalin në tregje e të shtyhen me burra të huaj dhe të zbulohen para shitësve, për arsye se Allahu ka xhelozi ndaj këtyre gjerave, por edhe besimtari gjithashtu.
222. Ndaloji gratë e tua nga zotimi për të ndezur zjarre e qirinj te varret e evliave (njerëzve të devotshëm), ngase një gjë e tillë është e ndaluar juridikisht në fenë islame!
223. Mos i lejo gratë e tua që të abstenojnë nga disa lloje të lejuara ushqimi në shenjë afrimi tek Allahu, sepse edhe kjo gjë është e ndaluar sipas sheriatit islam!
224. Ndaloji gratë e tua që të mos dalin në përcjelljen e xhenazes (të mos marrin pjesë në ceremonitë mortore)!
225. Mësoje gruan tënde dhe vajzat e tua që t’i ruajnë sekretet e burrave të tyre! 
226. Tërhiqja vërejtjen gruas dhe vajzave të tua që të mos i lëndojnë burrat e tyre me ndonjë fjalë, vepër apo me ndonjë mosmarrëveshje tjetër!
227. Këshilloji gratë e tua që të mos shoqërohen me gra të pambuluara nga frika e infektimit prej tyre, sepse të pajtuarit me gjynahe është mëkat gjithashtu!
228. Mos lejo që gratë dhe vajzat e tua të shkojnë në dasma (ahengje, fejesa, martesa etj.) në të cilat këndohet, kërcehet, vallëzohet dhe ka muzikë! 
229. Ndaloji gratë e tua që të mos flasin rrugëve dhe të qeshin në vende të tilla!
230. Këshilloji gratë që të mos flasin me mysafiret e tyre te dera e shtëpisë!
231. Tërhiqja vërejtjen grave dhe vajzave të tua që të mos flasin me burra të huaj, vetëm në raste të domosdoshme, kur e kërkon nevoja, dhe në atë rast të flasin pas perdes dhe duke mos e thyer zërin e tyre gjatë bisedës!
232. Grave mësojua rëndësinë e qëndrimit të tyre në shtëpi, për shkak se ato janë krijuar me qëllim që t’i edukojnë fëmijët në shtëpi. Kur të dalin nga shtëpia, të mos dalin pa pëlqimin e burrit!
233. Mos lejo që gratë dhe vajzat e tua të dalin në piknikë apo në vende dëfrimi të vetmuara, po ashtu të mos shkojnë në kinema, për shkak se atje do të mësojnë vetëm shthurje, turpëri e çrregullime!
 

Këshilla rreth veshjes
 
234. Vendose çallmën dhe mbaje kësulën, ngase një gjë e tillë është më e përshtatshme për muslimanin.
235. Mos vish rroba të gjata, që i tejkalojnë nyejt (zogjtë) e këmbëve dhe mos ec si arrogant (mendjemadh)! 
236. Vishu ashtu si vishen muslimanët dhe mos u përngjaj mosbesimtarëve dhe të degjeneruarve!
237. Kur të vishesh, fillo nga e djathta, kurse kur të zhvishesh, fillo nga e majta. Kjo këshillë vlen si në veshje edhe në mbathje të këpucëve.
238. Mos e lejo bashkëshorten të vishet me rroba të shkurtra dhe të ngushta, e as me pantallona ku mund të duket aureti – pjesët e turpshme të trupit ose mund të përshkruhet trupi i saj. 
239. Mos vish mëndafsh (sfillë) e as mos mbaj ar për shkak se veshja dhe mbajtja e tyre janë haram – të ndaluara për meshkujt.
240. Mos u përngjaj grave dhe mos lejo që gruaja jote të imitojë burrat.[25]
241. Largohu nga veshja e rrobave që të dallojnë në shoqëri; si ato që janë të standardit shumë të lartë, po ashtu edhe to që janë të standardit shumë të ulët. 
242. Kur të vishesh me rroba të reja, jepi sadaka – lëmoshë të vjetrat!243. Lëshoje mjekrën, ngase Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Mustaqet shkurtojini dhe mjekrat lëshojini.”![26]

Këshilla rreth ushqimit dhe pijeve
 
244. Ji modest, kënaqu edhe me të paktën dhe sa të kesh mundësi ha vetëm nga ajo pasuri që përfiton me duart e tua! 
245. Mos ha asgjë, përveçse ushqim hallall dhe të mirë![27]
246. Pastroji duart para dhe pas ngrënies! 
247. Përmende emrin e Allahut para ngrënies dhe pirjes duke thënë “Bismilah” dhe kur të mbarosh, falënderoje Atë duke thënë “Elhamdulilah”.
248. Ushqehu dhe pi me dorën e djathtë dhe njëkohësisht edhe kur të marrësh apo të japësh diçka, vepro me dorën e djathtë!   
249. Ha para vetes! 
250. Mos u ngop kur ha! 
251. Mësoje familjen dhe fëmijët e tu që të hanë ushqim së bashku!  
252. Nëse je i ftuar në ndonjë gosti, atëherë përgjigju ftesës, përveç nëse në atë vend ka gjëra të ndaluara, të cilat nuk ke mundësi t’i ndryshosh!
253. Mos merr pjesë në ndonjë manifestim -zijafet- pa qenë i ftuar! 
254. Mos ha ushqim tjetërkund përveç tek njerëzit e devotshëm (që ia kanë frikën vetëm Allahut) dhe mos lejo që ushqimin tuaj ta hajë dikush tjetër përveç të devotshmëve!
255. Mos përdor enët prej ari dhe argjendi, se me të vërtetë ato janë të ndaluara rreptësisht! 
256. Mysafirin nderoje dhe mos u bë as dorështrënguar (koprrac) e as mos e tepro në shpenzime! 
257. Nëse shkon diku mysafir, mos e mundo shumë (mos e bezdis)!
258. Kafshët që janë të lejuara për t’u therur, theri ashtu si duhet, si dhe ato që na janë lejuar t’i therim sipas sheriatit, theri mirë dhe mos ndëshko asnjë krijesë të gjallë!

Këshilla rreth pushtetit – lidershipit
 
259. Ki kujdes nga pozita dhe pushteti, sepse në shumicën e rasteve ajo është një humbje e madhe!
260. Nëse ngarkohesh me ndonjë post, atëherë ji i drejtë ndaj njerëzve!  
261. Merr pranë vetes një vëlla i cili të këshillon dhe konsultohu me njerëz për çdo gjë! 
262. Ruaju nga padrejtësia ndaj të tjerëve, ngase Ditën e Kiametit ajo do të jetë errësirë!
263. Ruaju nga ryshfeti[28]!
264. Kur të zgjedhësh dikë për zëvendës apo mëkëmbës, zgjidh më të mirin dhe më të dobishmin!
265. Lidershipin respektoje në çdo gjë të ligjshme dhe lutu për ta në të mirë dhe që të udhëheqin mirë! 
266. Mos e lejo veten që të hysh te udhëheqësit e padrejtë (zullumqarët), përveç nëse ke ndonjë nevojë të domosdoshme! 
267. Mos i ofro ndihmë në programin e tij udhëheqësit që thërret në gjëra të kota  e as të padrejtit në padrejtësinë e tij! 
268. Mos syno kënaqësinë e njerëzve duke hidhëruar Allahun, Krijuesin e gjithësisë!  
269. Bëhu i drejtë dhe i qëndrueshëm dhe mos u frikëso nga kritikat e as mos kërko falënderim nga të tjerët! 

270. Largohu nga dëshmia e rrejshme dhe mos e mbulo të vërtetën! 

Këshilla kundër veprave penale
 
271. Mos i bëj lajka askujt dhe mos ki frikë nga asnjë kërcënim kur je duke punuar në rrugën e Allahut Fuqiplotë!
 
272. Urdhëro për të mirë, ndalo nga e keqja dhe bëhu i durueshëm ndaj asaj që të ka goditur!
 
273. Ruaju që fjalët dhe këshillat të mos bien ndesh me veprat e tua! 
 
274. Mos tolero në ndëshkimin e shkelësve të ligjeve të Allahut![29] 
 
275. Mbuloji të metat e muslimanit dhe mos ia shpalos ato! 
 
276. Largohu nga të gjitha gjërat e ndaluara, të vogla qofshin ato apo të mëdha, mos mëkato ndaj Allahut dhe mos ndihmo askënd që t’i bëjë Atij mëkat!
 
277. Mëkatet e vogla mos i nënvleftëso duke i shikuar si të vogla, sepse me të vërtetë trajtimi i tillë ndaj tyre është shkatërrues!
 
278. Ruaju nga konsumimi (pirja) e alkoolit; shitja, blerja dhe ulja me njerëz të cilët konsumojnë alkoolin![30]
 
279. Mos iu afro imoralitetit (zinasë)! Më të vërtetë imoraliteti është vepër e fëlliqur, shkakton hidhërimin e Allahut dhe sa rrugë e keqe që është ajo!
 
280. Ruaju nga homoseksualizmi![31] 
 
281. Ki kujdes nga vrasja e njeriut, sepse vërtet vrasja llogaritet ndër mëkatet më të mëdha!

Këshilla rreth mirësjelljes dhe miqësisë
 
 
282. Sillu mirë ndaj prindërve dhe ki kujdes nga mosrespektimi i tyre!
 
283. Farefisin (akrabanë) vizitoje shpesh dhe ruaju që mos t’i ndërpresësh lidhjet me ta! 
 
284. Bëhu i mëshirshëm ndaj jetimit dhe nderoje atë! 
 
285. Sillu mirë ndaj fqinjit! Mos e dëmto atë dhe duro nëse ai të shkakton ndonjë të keqe!
 
286. Njerëzit e mirë vizitoji sa më shpesh, gjithashtu edhe me vëllezërit me të cilët të lidh feja e Allahut të Madhërishëm shkëmbe vizita! 
 
287. Dashuro vetëm për hir të Allahut dhe urrej po ashtu vetëm për hir të Allahut, ngase kjo është prej lidhjeve më të forta të besimit! 
 
288. Shoqërohu me njerëz të mirë dhe ruaju nga shoqëria e keqe dhe e brishtë! 
 
289. Mos u ul me gjynahqarët, të cilët Allahut i bëjnë mëkat dhe mos i dëgjo as bisedat e tyre! 
 
290. Mbill pemë frytdhënëse duke i shërbyer kështu vetes dhe të tjerëve! 
 
291. Nëse ndokujt i ke dhënë diçka, mos ia kërko atë përsëri!
 
292. Shpejto që t’i mbulosh nevojat e muslimanëve dhe fut tek ata gëzim dhe hare!

Këshilla rreth edukatës (Edebit)

 
 
293. Emrin Allah madhëroje sa herë që ta përmendësh Atë duke thënë “Azzeve xhel-le” – i Madhëruar qoftë, e të ngjashme!
 
294. Dërgo salavate (përshëndetje) mbi të Dërguarin e njerëzisë, Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sa herë që të përmendet emri i tij!
 
295. Emrat e njerëzve të devotshëm (evliave) përmendi me edukatë duke thënë: Allahu qoftë i kënaqur me ta. Mos harro se nuk është prej evliave çdo person të cilit i është ndërtuar monument varri apo tyrbe!
 
296. Bëhu i marrshëm dhe ki kujdes nga arroganca dhe kokëfortësia, për shkak se turpi – marrja sjell vetëm të mira!
 
297. Me njerëzit komuniko sipas nivelit të tyre intelektual!
 
298. Largohu nga sharjet (fjalët e pahijshme) dhe poshtërsitë e tjera!
 
299. Pajisu me sjellje dhe moral të mirë, ngase më i miri prej njerëzve është ai i cili posedon moralin (edukatën) më të mirë!
 
300. Largoje hidhërimin nga vetja jote dhe përmbaju zemërimit të madh!
 
301. Bëhu sa më i butë, i matur dhe i kujdesshëm dhe ruaju nga vrazhdësia dhe nxitimi (të shpejtuarit)!
 
302. Le të jetë fytyra jote e hapur, ji i buzëqeshur dhe fjalët e tua të jenë të mira  si dhe ki kujdes nga zymtësia!
 
303. Mos i ndërhyj tjetrit përderisa është duke folur, por dëgjo me respekt!
 
304. Mos u vetmo së foluri me tjetrin duke anashkaluar tjetrin kur në prani janë tre veta!
 
305. Jepi selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh!
 
306. Selamin (përshëndetjen) thuaje ashtu siç ka ardhur në sunetin e të Dërguarit alejhisselam: “Esselamu Alejkum” e mos bë me shenjë të dorës apo të kokës përveçse për ndonjë paralajmërim (këshillë)!
 
307. Ki kujdes që të mos kesh dëshirë që njerëzit të ngrheën në këmbë për ty!
 
308. Përshëndetu dorë për dore me meshkujt, sepse vërtet kjo bën që të falen mëkatet![32]
 
309. Mos hyr në shtëpinë e askujt pa marrë leje nga pronari dhe pa t’u lejuar hyrja![33]
 
310. Mos spiuno e as mos dëgjo bisedën e atyre që nuk kanë dëshirë t’i dëgjosh!
 
311. Distancohu në raste kur ka përzierje në ndeja mes grash e burrash po që se vëren dobësi në fetarinë tënde!
 
302. Mos e braktis askënd përveç se për hir të Allahu, gjithashtu largohu nga grindja dhe konflikti!
 
303. Mos ofendo askënd dhe për asnjërin mos përshkruaj vetitë e tij të këqija!
 
304. Mos mallko askënd në këtë botë, as kafshët e as gjërat e ngurta!
 
305. Ki kujdes nga shpifjet dhe akuzat e njerëzve në çështjet që kanë të bëjnë me nderin dhe moralin e tyre, ngase kjo bën pjesë ndër mëkatet më të mëdha!
 
306. Mos e tremb ndonjë musliman e as mos e dëmto atë!
 
307. Përpiqu që t’i pajtosh njerëzit në mes vete, qoftë edhe duke përdorur gënjeshtrën e lejuar![34]
 
308. Po që se ndokush të ka kërkuar falje, atëherë pranoja arsyetimin. Madje përpiqu që para se të kërkojë ai falje, ta arsyetosh atë!
 
309. Mos etiketo askënd me llagape e emra të këqij, e as mos e thirr atë me ofiqe të tilla, por thirre atë me emrat më të dashur dhe më të preferuar për të!
 
310. Ruaju nga nemimeja! Nemime është mbartja e fjalëve në mes njerëzve duke pasur për qëllim prishjen ndërmjet tyre.  
 
311. Ki kujdes nga përgojimi (gibeti)[35]! Gibeti është kur t’i flet për vëllanë tënd në mospraninë e tij për gjërat që ai nuk dëshiron t’i përmenden.
 
312. Mos shpif për askënd e as mos e poshtëro!
 
313. Mos i kushto rëndësi dëgjimit të gjërave për të cilat nuk lejohet të flitet!
 
314. Mos shkruaj asgjë nga ajo që është ndaluar të flitet për të ose të dëgjohet!
 
315. Krijo mendime të mira për njerëzit dhe ik nga paragjykimet, sepse pa dyshim disa mendimet e këqija janë mëkat!
 
316. Flit të mirën, përndryshe hesht!
 
317. Bëhu zemërmirë dhe mos u bëj ziliqar e as dashakeq!   
 
318. Ji modest dhe mos u bë mendjemadh e as mos u kreno para të tjerëve!
 
319. Mos u dashuro me veten dhe punët e tua!
 
320. Mos e lavdëro veten dhe mos pretendo atë që nuk e posedon në vete!
 
321. Mëkatarit, bidatçiut (shpikësit në fe gjëra të reja), mosbesimtarit etj. mos ju thuaj “zotëria im”!
 
322. Ji i sinqertë dhe mos gënje, sepse vërtet gënjeshtra është prej gjynaheve më të mëdha!
 
323. Mos u bëj dyfytyrësh; pranë disave paraqitesh me një fytyrë, kurse pranë disa të tjerëve me fytyrë tjetër!
 
324. Mos u beto në dikë tjetër përveçse në Emrin e Allahut Fuqiplotë dhe mos e shpeshto betimin, qoftë edhe për gjëra të vërteta!
 
325.  Mos përçmo askënd, për arsye se nuk ka asnjë dallim në mes njerëzve përveçse atij që dallohet me devotshmëri si dhe gjërat gjykohen sipas përfundimit të tyre!
 
326. Largo çdo pengesë nga rruga!
 
327. Mos e kalo kohën duke qëndruar rrugëve, nëpër kafene si dhe mos hyr në vende dëfrimi (klube të natës, kinema, diskoteka etj.)!
 
328. Realizoje premtimin e dhënë e mos tradhto!
 
329. Mos kërko ndihmë nga magjistarët dhe fallxhorët, e as mos u beso gënjeshtrave të tyre, e pastaj të shkatërrohen veprat që ke bërë![36]
 
330. Mos skulpturo pamje të njerëzve apo të kafshëve, për arsye se Ditën e Llogarisë dënimin më të dhimbshëm do ta kenë skulptorët!
 
331. Mos i madhëro fotografitë e njerëzve dhe gjallesave duke i varur ato nëpër muret e shtëpisë apo duke u kushtuar atyre rëndësi të posaçme! Me ketë veprim do të ndalosh hyrjen e engjëjve (melaqeve) brenda në shtëpi!
 
332. Mos luaj me zare e as lojë tavlle dhe lojëra të tjera të ngjashme!
 
333. Mos këndo vargje të thurura me përmbajtje të prishur dhe të shfrenuar dhe as mos e lejo veten që t’i dëgjosh ato!
 
334. Mos dëgjo gjëra dëfryese e as vegla muzikore, duke përfshirë këtu edhe tupanët e darabukun! Ki kujdes po ashtu në posedimin e tyre!
 
335. Mos luaj me fluturimin e pëllumbave!  
 
336. Mos e mbyll në kafaz bilbilin dhe llojet e tjera të shpendëve!
 
337. Mos fli mbi pllakën e parrethuar me mur apo parmakë![37]
 
338. Mos fli përmbys, ngase kjo është mënyra e të fjeturit të shejtanit dhe kjo mënyrë e të fjeturit e hidhëron Allahun e Madhërishëm![38]
 
339. Mos u ul në mes të hijes dhe rrezeve të diellit![39]
 
340. Mos e hap gojën kur të gogësikësh (kur të merr gjumi), por mbuloje atë me shpinën e dorës së majtë. Mos e ngre zërin gjatë teshtimës dhe gromësimës!   
 
341. Kur të teshtijë ndokush, thuaj: “Jerhamukallah” –Allahu të mëshiroftë-, pasi ai të ketë thënë: “Elhamdulilah” -falënderuar qoftë Allahu. Më pas ai le të përgjigjet me lutjen: “Jehdikumullahu ve juslih balekum” –Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë mendimin tuaj!
 
342. Mos u bë pesimist nga asgjë dhe mos e mendo se dikush tjetër ka ndikim në një veprim të caktuar përpos Allahut![40]
 
343. Mos u var këmbore (bagëtive) e as mos mbaj qen në shtëpi përveç nëse ke nevojë për gjueti apo ruajtje të pasurisë!
 
344. Ruaju nga fishkëllima dhe duartrokitja, sepse ato janë gjeste të mosbesimtarëve!

Së fundi
 
355. Bëhu asket në kënaqësitë e dynjasë dhe synues i kënaqësive të ahiretit!
 
356. Nga kjo botë mos merr asgjë më shumë se ç’të mjafton për nevojat e tua, sepse përndryshe do të marrësh kalbësirën!
 
357. Shpejto në pendim për të gjitha mëkatet që ke vepruar dhe veprën e keqe pasoje me të mirë, e cila e shlyen atë (të keqen)! Gjithashtu ki kujdes nga zvarritja e pendesës duke e shtyrë për më vonë!
 
358. Gjatë pendimit tënd; ndieje keqardhjen për atë që ke vepruar (nga veprat e këqija), bëhu i vendosur se nuk do të kthehesh më në mëkate dhe shpeshtoje istigfarin (kërko falje sa më shpesh duke thënë “Estagfirullah”). Po ashtu nxito në kompensimin e veprave që të kanë kaluar si; namazi, zekati, agjërimi dhe të ngjashme me to! Orvatu që njerëzve t’ua kthesh borxhet dhe të drejtat e tyre që ke pasur obligim karshi tyre duke i bartur edhe pasojat e tyre!
 
359. Dedikoje kohën për adhurim aq sa të kesh mundësi dhe drejtohu kah Allahu duke i respektuar urdhrat e Tij!
 
360. Shpeshtoji punët e mira, e në veçanti në kohën e fesatit dhe qesatit (kur popullin e  kaplon shkatërrimi dhe prishja e moralit)!
 
361. Vazhdo në punë të mira, se vërtet puna më e dashur tek Allahu është ajo që kryhet në vazhdimësi, edhe nëse është e paktë!
 
362. Mos të brengosin çështjet e kësaj bote! Varfëria mos të të frikësojë, por kërko mbrojtje tek Allahu që të të ruajë nga ajo, sepse kërkimi i mbrojtjes tek Allahu është veçori e njerëzve të mirë. 
 
363. Kënaqu me atë që Allahu i Madhërishëm ka caktuar për ty dhe mos shfaq pakënaqësi!
 
364. Largoje syrin nga pasuria e njerëzve, do të të duan njerëzit dhe njëherësh do bëhesh i pasur si dhe largoje syrin nga kjo botë, do të të dojë Allahu i Madhërishëm!
 
365. Mos shiko në atë që është më i ulët (dobët) se ti në çështjet fetare, por shiko dhe merr shembull në atë që është më i mirë dhe më i ngritur (fetarisht)![41]
 
366. Mos shiko atë që është më i ngritur se ti në çështjet e kësaj bote (dynjasë), por merr mësim nga ai që është më keq se ti!
 
367. Hulumtoji gjërat e lejuara – hallall, ngase ky është obligim pas obligimeve (farzeve) të caktuara të Allahut! 
 
368. Asgjë mos ha nga ajo që është e vjedhur, përndryshe do përfshihesh në atë mëkat! 
 
369. Ushqehu me ushqim hallall, do të të pranohen lutjet (duatë)! 
 
370. Bëhu si bleta, e cila ushqehet me gjëra të mira dhe bën gjëra (prodhime) të mira! 
 
371. Në mes teje dhe të ndaluarës – haramit, vendos një perde nga hallalli! 
 
372. Gjuhën ruaje dhe mos fol për atë që nuk të takon, për shkak se kjo është cilësi e fetarisë së lartë të muslimanit!
 
373. Bëhu i besueshëm, sepse ai që nuk është i besueshëm, nuk posedon as fe (din)!
 
374. Frikësoju shumë Allahut dhe mos u bëj i guximshëm kundër Tij
 
375. Shpreso në faljen e Allahut të Madhërishëm dhe në mëshirën e Tij dhe ki mendim të mirë për Allahun! 
 
376. Bëhu i durueshëm kur të godasin sprovat dhe fatkeqësitë, falënderues kur Allahu të begaton me të mira!
 
377. Mos u shqetëso prej sprovave që të godasin e as mos u mërzit për gjërat e dynjasë që të ikin! 
 
378. Mos mbaj hajmali, sepse një gjë e tillë është e shirk (ortakëri Allahut) dhe mos u kuro përveçse me anë të mënyrave të ligjshme islame!
 
379. Shërohu nga sëmundjet, se me të vërtetë Ai që ka lëshuar sëmundjen, ka krijuar edhe ilaçin!
 
380. Duaji muslimanët për hir të Allahut, do të të dojë Allahu!
 
371. Vizitoji të sëmurit dhe solidarizohu me ta duke ju dhënë gajret!
 
382. Lutu për shërimin e të sëmurëve edhe në mospraninë e tyre!
 
383. Mos fli asnjë natë pa e shkruar testamentin dhe të jesh i drejtë në përmbajtjen e tij! 
 
384. Përgatitu për vdekjen para se ajo të arrijë! 
 
385. Përkujtoje sa më shpesh “shkatërruesin e kënaqësive” – vdekjen! 
 
386. Fale namazin e xhenazes, përcille kufomën deri te varri, vizitoji varrezat dhe merr mësim nga vdekja! 
 
387. Përgatit ushqim për familjen e të vdekurit, ngase ata kanë rast që i bën të zënë!
 
388. Mos u ul mbi varreza dhe të tjerët ndaloji nga ulja mbi to. Po ashtu mos lejo të thyhen eshtrat e të vdekurve! 
 
389. Varret mos i zbukuro dhe mbi to asgjë mos ndërto!
 
390. Lutu për të vdekurin që mëshira e Allahut Fuqiplotë ta mbulojë atë; përmendja  vetëm anët pozitive të tij! Mos i fyej të vdekurit se vërtetë ata kanë shkuar në atë që kanë përgatitur më parë dhe se fyerja apo sharja e të vdekurve i lëndon të gjallët!
 
381. Ruaju nga të vajtuarit (kukatja) dhe nga ky fenomen tërhiqja vërejtjen të tjerëve!
 
392. Këshilloje gruan tënde që mos të mbajë zi më shumë se tri ditë, përveç për burrin e saj!
 
393. Mos kalo pranë varreve të zullumqarëve (tiranëve dhe mosbesimtarëve) dhe vendbanimeve të tyre duke qenë në shkujdesje rreth asaj që ata i ka goditur!
 
394. Mos lër pas vete ndonjë gjurmë të keqe, siç janë veglat muzikore apo ndonjë libër që i shpie njerëzit në humnerë e të ngjashëm me to!
 
395. Puno vepra të mira sa më shumë, të cilat do të mundësojnë shpërblimin edhe pas vdekjes tënde, si p.sh: ndërtimi i xhamive, përhapja e diturisë etj.![42] 
 
396. Pajisu me devotshmëri (takvallëk) do bëhesh prej të dashurve të Allahut të Madhërishëm!
 
397. Mos u bëj mendjemadh,  e të bëhesh nga krijesat më të këqija të Allahut!
 
398. Lute Allahun e Madhërishëm që të të shpërblejë me xhenet dhe kërko mbrojtjen e Allahut nga zjarri i xhehenemit!
 
399. Njihu me atë që punon sipas ligjit (sheriatit) të Allahut dhe shoqërohu me të  në të praktikuarit e të gjitha këtyre këshillave!
 
400. Le të jetë “La ilahe il-lallah” fjala më e sinqertë që e thua dhe fjala e fundit me të cilën del nga kjo botë!
 
 
 
Autori: Ahmed Izzuddin El-Bejanunij
Përktheu: Mr Fehim Dragusha
 
 


Fusnota:

1. Këtu është fjala për hijet e pemëve, ku njerëzit gjatë stinës së verës si rezultat i temperaturave të larta preferojnë që kohën e tyre ta kalojnë nën hije të pemëve.
2. Ka shumë raste kur banjat e muslimanëve nuk janë të rregulluara sipas parimeve islame, në fakt ato u ngjasojnë banjave të huaja joislame. Pa marrë parasysh pasojat, shumë shqiptarë i kanë ndërtuar banjat që urina të bëhet në këmbë. Në shumicën e rasteve, nuk mund t’u shmangesh të spërkaturave. Dihet fare mirë nga historia e bujshme islame se Pejgamberi alejhi selam, duke kaluar pranë disa varrezave, kishte treguar që njëri prej të vdekurve ishte duke u dënuar vetëm se nuk i kishte kushtuar rëndësi kryerjes së nevojës së vogël. Feja islame vërtet që edhe në këtë çështje ka vënë bazat dhe rregullat e kryerjes së nevojës së madhe dhe asaj të vogël, prandaj të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë një jetë me baza të shëndosha islame, i këshilloj që të ruhen nga urina, ngase siç thotë edhe Pejgamberi alejhi selam: “Pastërtia është gjysma e besimit”, prandaj mbetet që t’i zbatojmë thëniet e Muhamedit alejhi selam. Shënim i përkthyesit.
3. Synetia është fjalë e gjuhës arabe, e cila është huazuar në gjuhën turke, shqipe dhe shumë të tjera me një kuptim tjetër nga ai që është në gjuhën arabe. Meqë synetia është traditë profetike, atëherë te popujt joarabë është huazuar nga fjala sunet. Në gjuhën arabe, si term ekziston sinonimi el Hitan . Në terminologjinë fetare synetia d.m.th: “prerja e pjesës shtesë në organin gjenital, në të cilën mblidhet pjesa e mbetur e urinës, ku nuk mund të pastrohet nga brendësia dhe as të largohet era e saj e pakëndshme. Është me rëndësi të përmendim se Imam Maliku dhe të tjerët transmetojnë nga Jahja b. Seidi, se ky kishte dëgjuar Seid bin Musejjibin të ketë thënë: “Ibrahimi është i pari që u bë synet, i pari që priti mysafirë, i pari që rroi organet gjenitale, i pari që preu thonjtë, i pari që shkurtoi mustaqet dhe i pari që u thinj. Kur e pa këtë (të thinjurit) tha: “Ç’ka është kjo (o Zoti im)?” Tha: “Urtësi.” Tha: “O Zot! Ma shto urtësinë!” (shën. i përkth).

4 Sivaku ka formën e drurit. Ka lloje të shumta të sivakut. Në kohën e Pejgamberit alejhi selam, sivaku përdorej për pastrimin e dhëmbëve. Me një fjalë, sivaku luan rolin e brushës të cilën ne e përdorim sot, prandaj përdorimi i tij është prej traditës së Pejgamberit alejhi selam. Edhe sot e kësaj dite sivaku përdoret në vendet islame dhe si i tillë shitet në të gjitha dyqanet dhe libraritë islame. Vlen të përmendet se misvaku ishte i njohur edhe para Islamit, por Islami shtoi disa gjëra për përdorimin e tij. I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam ka rekomanduar përdorimin e përditshëm të misvakut, veçanërisht pasi të zgjohemi nga gjumi; kur marrim abdest, kur lexojmë Kuran, para se të flemë dhe kur goja mban erë të keqe. Ekzistojnë një mori hadithesh që flasin për misvakun. Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftë e kënaqur me të, se Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Dhjetë gjëra janë të natyrshme (për këdo që t’i bëjë): rregullimi i mustaqeve, rritja e mjekrës, përdorimi i misvakut, thithja e ujit me hundë, prerja e thonjve, larja e duarve, shkulja e qimeve të sqetullave, rruajtja e qimeve në vendet e turpshme dhe ruajtja e ujit.” (Transmeton Muslimi) Gjithashtu në një hadith tjetër ka thënë: “Po të mos i krijonte vështirësi njerëzve të mi, do t’i urdhëroja ata të përdorin misvakun  në çdo abdest dhe namaz.” Misvaku është një bimë natyrale që shërben për larjen e dhëmbëve. Ai merret nga degët e pemëve të veçanta në shkretëtirë. Ndryshon nga një krahinë në tjetrën, por në Arabi dhe Azi merret nga një pemë e quajtur “arak”. Ky është lloji më i njohur të cilin e kishte përdorur edhe Pejgamberi alejhi selam. Në shkencë misvaku njihet me emrin Salvadora Persika. Meqë pema arak është shumë e njohur dhe meqë e ka përdorur Profeti alejhi selam, është studiuar gjerësisht nga shkenca. Këtu do të përmbledhim zbulime të ndryshme. Është një pemë që rritet në vende të nxehta ekuatoriale, veçanërisht në luginat e shkretëtirës. Është e përhapur në jug të Arabisë Saudite, Jemen, Sudan, Egjipt, etj. Salvador Persika është një pemë e drejtë, me blerim të përhershëm dhe e vogël me gjatësi maksimale deri në tre metra. Gjethet janë të vogla, të rrumbullakëta, të shëndetshme dhe të lëngshme, me aromë të fortë pishe ose mustardi. Pa dyshim që çdo urdhër që vjen nga Allahu xh.sh. dhe Pejgamberi alejhi selam  përmes të cilit synohet praktikimi i tij në jetë, duhet ta marrim për shkak se aty hasim vetëm të mira dhe dobi të ndryshme shëndetësore. Pasta natyrale e misvakut përbëhet nga një numër i madh substancash, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e dhëmbëve. Shumë studiues kanë arritur në përfundimin se misvaku përmban  mbi dhjetë lloje përbërësish kimikë natyralë, të cilët konsiderohen si esencialë për një higjienë të mirë të gojës dhe të dhëmbëve. Disa nga këto komponentë janë zhvendosës papastërtish dhe zbardhues dhëmbësh, disa i mbrojnë dhëmbët nga kariesi, disa të tjerë janë bakteriologjikë dhe antiseptikë, të tjerat ndihmojnë për shërim dhe në përmirësimin e indeve, disa ndihmojnë rimineralizimin e zmaltit të dhëmbëve dhe disa japin shije dhe aromë. (shën. i përkth).
 
5  Feja islame na urdhëron që çdo punë ta fillojmë nga e djathta, jo vetëm abdestin. Në të gjitha sferat e jetës, fjala vjen, kur flemë duhet të kthehemi nga kibla (apo ne anën e djathtë), të ushqehemi me dorë të djathtë, t’i marrim gjërat me dorë të djathtë. etj,

6  Këtu mund të hyjnë të gjitha format e papastërtisë, si p.sh. marrëdhëniet seksuale, dalja e spermës vetvetiu apo me anë të ngacmimit, ëndrrat e adoleshentëve e kështu me radhë. Në të gjitha këto raste, obligohemi të pastrojmë trupin dhe nuk na lejohet që të hyjmë në namaz duke qenë të papastër, por duhet që sa me parë të gjejmë ujë dhe të pastrohemi në tërësi. (Shënim i përkthyesit.)
 
7  Për fat të keq, në Kosovë dhe në vende të tjera të banuara me muslimanë, ekspozimi i gjinisë së kundërt është edhe më i madh se ai në banjo publike. Hapja e pishinave në Kosovë, rregullimi i plazheve në Shqipëri dhe Mal të Zi, ka bërë që shumë nga vëllezerit dhe motrat tona të shfrytëzojnë rastin për ekspozim dhe reklamim të trupit. Dihet fare mirë se të gjitha pishinat dhe plazhet janë të përziera. Aty mund të shkojë kush të dojë dhe të vishet si të dojë. A do të thotë se ardhja e verës dhe pushimet verore të shfrytëzohen në këtë mënyrë, duke parë motrat tona shqiptare të veshura me bikini dhe sikur asgjë s’ka ndodhur? Unë kam vetëm një pyetje për të shtruar: A do të kishin dalë këto vajza dhe gra me këto bikini nëpër rrugët e qytetit apo nëpër zyra pune? Përse të zgjidhet vetëm deti? Kjo na bën të kuptojmë se të gjithë janë të lirë të bëjnë ç’të duan ngase të pranishmit, edhe pse janë shqiptarë, janë të huaj dhe mbi të gjitha mosnjohja e Islamit ka bërë që e tërë kjo të merret si një punë e thjeshtë. Unë nuk them se Islami ndalon që të lahemi, mirëpo duhet pasur parasysh se për çdo gjë në këtë glob ka rregulla dhe norma që Allahu i Plotfuqishëm ka vënë për robërit e tij, prandaj, nëse këto plazhe janë te rregulluara sipas normave islame, pra të jenë të ndara, për burra vend i posaçëm, për gratë vend i posaçëm, kjo do të ishte edhe më mirë, pasi ka njerëz që vërtet kanë nevojë te shërohen nga sëmundje të ndryshme dhe t’i kalojnë ca ditë në det. Lusim Allahun që udhëzimi i Tij të mbulojë trevat tona dhe njëherë e përgjithmonë të kuptohet Islami ashtu si duhet. (Shën. i përkth.)

9 Allahumme rabbe hádhihi ed-da’vetit-támmeh, vessalátil káimeh, áti Muhammedenil vesílete, vel fadílete, veb’ath-hu mekámen mahmuden el-ledhi vead’tehu, (inneke la tuhliful míád), Perkthimi: O Allahu im, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i namazit që do të falet, jepi Muhammedit ndermjetësimin dhe nderimin, ngrije atë ne vendin e lavdishëm të cilin ia ke premtuar. Transmeton Buhariu 1/152, (me të vertetë Ti nuk e thyen premtimin) Këtë shtojcë të hadithit e transmrton Bejhekiu 1/410. Dijetari Abdul Aziz bin Baz senedin e këtij hadithi e ka bërë të mirë (hasen) (Tuhfetul Ahjar, faqe 38).
 
10 Ky namaz falet para namazit të drekës, d.t.th. namazi i duhasë falet prej se të ngrihet dielli nga horizonit sa një shtizë, domthënë 30 deri 45 minuta pas lindjes së diellit,. Për ata që nuk kanë praktikuar këtë namaz, i këshilloj që t’i falin nga dy rekate, deri në tetë rekate, kjo është maksimumi. Rreth vlerës së këtij namazi kanë ardhur shumë hadithe, siç vijojnë: Pejgamberi alejhisselam thotë: “Pendimtar i madh është ai që fal namazin e duhasë”. (Transmeton Tabreaniu, hadithi është hasen), gjithashtu edhe në një hadith tjetër Ebu Derdaja radijallahu anhu thotë se Pejgamberi alejhisselam ka thënë: “Kush i fal dy rekate namaz të duhasë, nuk është gafil, (neglizhent), kush i fal katër rekate, është adhurues,  kush i fal gjashtë rekate, i mjaftojnë atë ditë dhe kush i falë tetë, është prej të devotshmëve…” (Hadithi është hasen, transmeton Taberaniu)

11 Është me rëndësi për t’u cekur në këtë libër se autori i librit në fjalë shpeshherë kur cek natën e xhumasë ka për qëllim natën e së enjtes. Te ne në Kosove kjo fjali kuptohet ndryshe, mirëpo në Islam me të hyrë namazi i akshamit automatikisht ajo natë konsiderohet nata e ditës së ardhshme e jo e së kaluarës. Kjo vlen për të gjitha netët e javës. Pra, kur flasim për përgatitjet e xhumasë, duhet ta kemi parasysh se përgatitjet fillojnë nga akshami i ditës së enjte deri në akshamin e ditës së premte. (shën. i përkth).
 
12 Ali-Imran, ajeti: 92.
13 Nga kjo këshillë mësojmë shumë urtësi për të cilat kemi nevojë. Kur t’u japim lëmoshë të afërmve tanë, pa dyshim se ky gjest human forcon lidhjet familjare si dhe është me lehtë për ne që t’ua besojmë ndonjë amanet të afërmve sesa atyre që nuk i njohim fare, prandaj dhënia e lëmoshës apo zekatit është mirë që në rend të parë t’u jepet atyre që i kemi te afërm nga gjaku, mirëpo nëse na mundësohen kushtet materiale, atëherë edhe nëse u japim të tjerëve, për këtë Allahu prapë do të na shpërblejë. Ne lidhje me këtë Allahu xh.sh. thotë: “…Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.” (Ali-Imran, ajeti: 92)
14 Shpërblimi për këtë lloj te lëmoshës nuk ndalet, edhe po që se dhënësi i saj ka vdekur. (shën. i përkthyesit).

15 Për vlerën e muajit Shaban flet edhe hadithi i Pejgamberit a.s., të cilin e transmeton Nesaiu nga Usame bin Zejdi, i cili thotë: “I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Nuk të kam parë të kesh agjëruar në muajt e tjerë siç po të shoh në Shaban.” Tha: “Ai është muaj, në mes Rexhepit dhe Ramazanit, që njerëzit e anashkalojnë, në këtë muaj ngrihen veprat te Krijuesi i botëve, prandaj unë kam dëshirë që vepra ime të ngrihet duke qenë unë agjerueshëm. Allahu në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban shikon krijesat e Tij dhe ua fal mëkatet të gjithëve, përveç atij që ka bërë kufër dhe atij që ka bërë padrejtësi.” (shtojcë e përkthyesit).
 
16 Ditët e teshrikut (Ejjametteshrik) janë tri ditë të cilat pasojnë pas ditës së Kurban Bajramit. Këto ditë janë: dita e njëmbëdhjetë, edymbëdhjetë dhe e trembëdhjetë e muajit Dhulhixheh. Janë quajtur me këtë emërtime sepse namazi i Bajramit nuk falet derisa të lindë dielli, po ashtu edhe mishi i cili është therur vendoset në diell për t’u tharë (shën. i përkth).

17 Eshtë e vërtetë e hidhur se në ditët e sotme shohim biznese të ndryshme, të cilat fare nuk përkojnë me mësimet dhe normat e shëndosha islame. Ndoshta për disa, dikur shitblerja e alkoolit konsiderohej diçka e  thjeshtë, tashmë në tregun tonë ajo është bërë e përditshme, saqë këta biznesmenë duke parë të ardhurat mujore nga ky biznes, kanë harruar se blerësit e tyre do të kërkojnë nga ta edhe gjëra të tjera. Ajo që na trondit të gjithëve është se lakmia është gjëja më e keqe që njeriun e shkatërron për një kohë të shkurtër. E them këtë për faktin se njerëzit e tillë nuk mjaftuan vetëm me alkool, ata më vonë filluan të hapin lojërat e fatit, bastoret, klubet e natës, çka është me e keqja, në trojet tona shqiptare, filloi edhe shitblerja e drogës, të cilën po e pason prostitucioni, armët, kamata, përse e gjithë kjo? Ky është rezultat i mospërfilljes së fjalëve të Allahut. Allahu xh.sh. na ka tërhequr vërejtjen nga llojet e tilla të bizneseve duke thënë në ajetin e Tij kuranor: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.* Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? (El-Maide, 90-91)
 
18 Kjo këshillë është shumë me rëndësi për muslimanët kudo që janë, e veçmas për vëllezërit tanë shqiptarë, të cilët nëse ke pasur rastin t’i shikosh se si tregtojnë nëpër tregje, do të shohësh se nëse dikush dëshiron të blejë një lopë, apo veturë, do të vijë tjetri dhe ndërhyn, duke thënë se unë po e blej, apo a bën që unë ta marr me këtë çmim. Një gjë e tillë është e ndaluar juridikisht. Islami na mëson që kur të mbarojë nga diskutimi rreth çmimit, atëherë mund të ndërhysh dhe të blesh mallin në fjalë. E njëjta gjë vlen edhe për një vajzë e cila është në prag të fejesës apo është fejuar. Nëse vajza është fejuar dhe ti shkon e fejohesh, një gjë e tillë është haram. (shënim i përkthyesit).
 
19 Autori na tërheq vërejtjen që të largohemi nga përfitimet e tilla, siç ndodh në kohërat e vështira ku shumë tregtarë apo biznesmenë, grumbullojnë mallrat dhe gjërat që janë shumë të rëndësishme për jetën e njeriut, fjala vjen: mielli, vaji, karburantet, të gjitha këto njeriu gjatë luftës ka shumë nevojë që t’i posedojë, mirëpo për fat të keq që kur këto ndodhin, çmimet e tyre ngrihen aq lart, saqë shumë shpejt këta njerëz bëhen trefish të pasur nga çmimet marramendëse.
 
20 Shumë tregtarë, të cilët nuk i kanë frikën Allahut, janë në gjendje që për të arritur sukses në biznesin e tyre, gënjejnë, betohen rrejshëm, duke thënë: “Pasha Zotin lopa është e mirë” apo, “Betohem në Allahun se vetura është shumë e mirë dhe nuk ka më të mirë.”

21 Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Motivet për të cilat zgjidhet për martesë femra janë katër; pasuria e saj, përkatësia e saj familjare, bukuria e saj dhe feja e saj. Gjeje atë me fe, përndryshe t’u thafshin duart!” Transmeton Buhariu, Muslimi dhe të tjerët. (Sh.p)
22 Përbetimi për divorc ka për qëllim që burri për çdo gjë ta kushtëzojë gruan e tij duke i thënë se o bëje këtë, o të shkurorëzoj. Pra, autori porosit që mos të bëhet zgjidhja e martesës temë që përflitet kohë pas kohe dhe të lidhen të gjitha kërkesat e burrit me zgjidhjen e martesës, divorcin. (Sh.p.)
23 Martesa kohëve të fundit është bërë një ndër problemet më të rëndësishme që ka nevojë për t’u shëruar nga shumë aspekte. Shumë të rinj mendojnë se bashkëjetesa është më e lehtë dhe me më pak përgjegjësi se martesa, duke mos e ditur se ajo është e ndaluar në fenë islame. Ndërsa në martesë, e cila bën ndërtimin e familjes dhe qetësimin fizik dhe shpirtëror të çiftit, ka të mira në këtë dhe në botën e ardhshme. Mehri, apo dhurata që i jepet femrës në të holla, nuk bën të jetë sasi shumë e madhe, pasi në shumë vende islame mehri konsiderohet një vështirësi e pakapërcyeshme. Shumë të rinj vuajnë për arsye se mehri që kërkon vajza është tejet i madh dhe si i tillë, martesa nuk realizohet. E tërë kjo është jo paralele me mesimet islame, ngase në fenë islame aq më pak mehër që burri i jep gruas, aq më e bereqetshme do të jetë edhe jeta martesore (Sh.p.)
24 Përafërsisht kur mbushin shtatë vjeç.

25 Përngjasimi i njërës gjini me tjetrën është i ndaluar në Islam dhe i Dërguari i quan të mallkuar ata meshkuj që në vete fusin gjeste të femrave, pra feministët, dhe ato femra që ecin, vishen dhe marrin atribute të burrave. Sh. p.
 
26 Transmetohet nga Ibën Omeri se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kundërshtoni mushrikët, shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Transmetohet Gjithashtu nga Ebu Umameh se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat. (E me këtë ) Kundërshtoni Ehlul-Kitabët – hebrenjtë dhe të krishterët.” (Transmeton Muslimi dhe katër Sunenet) Kurse njëri prej dijetarëve të mëdhenj të medhhebit hanefi, Ibën Abidini, thotë: “Meshkujve u ndalohet shkurtimi i mjekrës.” (Shih: Reddul-Muhtar 2/418) Sh. p.

autori Ahmed Izzudin El-Bejanuni

27 Transmeton Taberaniu nga Ibën Abasi, i cili ka thënë se lexova këtë ajet në praninë e Muhamedit alejhi selam: “O ju njerëz, hani prej gjërave që gjenden në tokë, hallall, të mira!” Në këtë rast u ngrit në këmbë Sead ibën Ebi Vekkasi duke thënë: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun që lutjet e mia të jenë të pranuara.” Muhamedi alejhi selam tha: “O Sead, ushqehu me ushqim hallall dhe lutjet e tua do të jenë të pranuara. Pasha Atë që shpirti i Muhamedit është në Dorën e Tij, ai njeri  i cili e mbush barkun  e tij me një kafshatë haram, Allahu nuk do t’i pranojë veprat nga ai për dyzet ditë. Ai njeri që trupi i tij rritet me haram, do të digjet në zjarr.” (Sh. p.)

28 Si marrja e mitos ashtu edhe dhënia e saj janë të ndaluara. Për këtë arsye autori porosit të ruhemi nga ryshfeti, duke mos precizuar njërën anë, sepse që të dyja anët janë të ndaluara. Allahu na ruajttë nga kjo sëmundje shoqërore, e cila po merr përmasa çdo ditë e më shumë! (Sh. p.)

29) Mos ndihmo askënd kur është fjala për mosrespektimin dhe moszbatim të ligjeve të Allahut! 
 
30) Alkooli është pothuajse i barabartë me shirkun. Transmetohet nga Ibën Abasi të ketë thënë: “Pasi ka zbritur ndalesa për alkoolin, shokët (sahabët) kanë shkuar te njëri-tjetri duke thënë: “U ndalua alkooli dhe është bërë i barabartë me shirkun”. Gjithashtu tregohet se Ibën Omeri anonte nga ajo se alkooli është mëkati më i madh. Në shumë thënie profetike (hadithe) të cilat flasin rreth ndëshkimit dhe mallkimit të konsumuesit të alkoolit. Pejgamberi alejhi selam thotë: “Konsumuesi i alkoolit nëse vdes, do ta takojë Allahun si adhurues i idhujve.” (Transmeton Buhariu në Tarih El-kebir 1/129; Ahmedi në Musned 1/272, Ibën Maxhe 2/1120 nr. 3375) (Sh. P.).
 
31 Allahu i Madhërishëm në lidhje me këtë thotë: “A shkoni pas meshkujve të kësaj bote, e gratë e juaja i lini anash. të cilat Zoti i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufi!” (Kaptina Shuara’e; 165-167). Edhe i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, ka thënë: “E ka mallkuar Allahu atë që bën veprën e popullit të Lutit.” Po ashtu, në lidhje me homoseksualitetin dhe vepruesin e saj, ai ka thënë: “Vriteni vepruesin dhe atë mbi të cilin veprohet.” (Ebu Davud 4/158 nr. 4462; vlen të përmendet se për saktësinë e këtij hadithi mund t’i referoheni librit: Telhisuhabir 4/54) (Sh. p.).

32 Këtu është për qellim përshëndetja e burrave me burra e assesi nuk duhet kuptuar si këshillë drejtuar grave, për arsye se grave u ndalohet përshëndetja me burra për dore, gjë që tek ne është shumë e përhapur, bile po që se ndodh që gruaja mos t’i flasë për dore ndonjë burri, shkakton edhe ndërprerjen e raporteve familjare. (Sh. P.)
 
33 Tek ne ky rend në përgjithësi është tejet i papërfillur. Është shqetësues fakti i të mospraktikuarit të rregullave të hyrjes në shtëpinë e huaj, qoftë edhe tek vëllai nga nëna dhe babai. Allahu në Kur’an u drejtohet qartë besimtarëve duke u thënë:
 
“O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e tyre. Kjo është më e mira për ju. Ndoshta do t’ia vini veshin!” (Nur, 27)
Sot këtë rregull pakkush e respekton prej njerëzve të afërm të një familjeje, duke menduar se jemi të gjithë të afërm. A thua harrojnë këta njerëz se fëmijët janë edhe më të afërm për prindërit e tyre, por megjithatë duhet të marrin leje kur hyjnë në dhomë tek prindërit e tyre?
Është gjë e thjeshtë t’i bihet ziles apo të thërritet me zë. Nuk duhet kuptuar assesi që ky formalitet është sinjal i largimit dhe distancës në mes të afërmve. Përkundrazi, duhet kuptuar si rregull islam, që krijon qetësinë e ndenjjes në familje dhe mirëpritjen e atij të afërmi, pasi kjo duhet të ndodhë në mënyrë të ndërsjellë. Pra, siç thërret një person kur shkon tek xhaxhai i tij p.sh., ashtu edhe xhaxhai thërret kur shkon tek ai. Nëse ky formalitet i thjeshtë i duket i vështirë njerëzve, atëherë si do të ishte gjendja për ta praktikuar pa u hidhëruar rregullin e ardhshëm në ajetin në vazhdim nga e njëjta sure, ku Allahu vazhdon e thotë:
 
“Nëse atje nuk gjeni askënd, mos hyni derisa t’ju lejohet e, në qoftë se ju thuhet “Kthehuni”, atëherë kthehuni! Kjo është më e mirë për ju. Allahu e di se çfarë bëni ju.” (Nur, 28)
Është e vërtetë e pamohuar që femra ka të drejtë të qëndrojë pa shami kur është në ambientet e shtëpisë së vet. Nëse aty ka meshkuj që i ka të afërm dhe nuk i lejohet martesa me ta, si: babai, vëllai, mixha etj., nuk prish punë të jetë femra pa shami. Ndërsa të tjerat që janë në ambientet e shtëpisë martesore, ku të tjerët pos burrit i ka të huaj; si kunatin, xhaxhanë e burrit etj., nuk i lejohet të jetë pa shami. (Sh. P.)
 
34 Me termin “الكذب المباح” gënjeshtër e lejuar, është për qëllim që t’i thuash të dëmtuarit: filani gjithnjë flet mirë për ty, edhe pse faktikisht nuk flet për atë as mirë e as keq, apo ta lavdërosh njërin duke mos qenë prezent tjetri. (Sh. P.).
 
35 Gibeti “përgojimi” është kur t’i përmendësh vëllait tënd diçka që ai e urren, qoftë kjo mangësi në trupin e tij, në prejardhjen e tij, në moralin e tij, në veprimet e tij, në thëniet e tij, deri edhe në veshjet (rrobat) e tij, në shtëpinë e tij dhe në kafshët e tij. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, Muhamedi alejhisselam, ka thënë: “Kur u ngrita në qiell (Natën e Mi’raxhit), kalova tek një popull që kishin thonj bakri dhe me to gërvishtnin fytyrat dhe gjokset e tyre. Thashë: “Kush janë këta o Xhibril?” Tha: “Këta janë ata të cilët hanë mishrat e njerëzve, d.t.th. përgojojnë dhe cenojnë nderet e njerëzve. Në lidhje me Gibetin, i Dërguari alejhisselam po ashtu thotë: “A e dini ç’është gibeti?” Të pranishmit thanë; Allahu dhe i Dërguari i tij e dinë më mirë!” Atëherë tha: “Gibeti është t’i përmendësh vëllait tënd atë që ai urren.” Thanë; “Po nëse ai e posedon këtë cilësi?” I Dërguari alejhisselam u përgjigj: “Nëse ai e posedon këtë cilësi, veç e ke përgojuar, por nëse nuk e ka, atëherë ke shpifur ndaj tij.” Është më rëndësi për t’u shënuar se përgojimi është i ndaluar unanimisht nga të gjithë dijetarët e umetit islam, bile Imam Kurtubiu ka thënë: “Dijetarët kanë rënë në ujdi se përgojimi është prej gjynaheve të mëdha dhe për këtë mëkat obligohet pendimi.” (Sh. P.).
 
36 I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush shkon te falltari dhe i beson asaj që thotë ai, ai veç ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit (Islamin)”.
 
Nga ky hadith nënkuptohet se vetë shkuarja tek falltari është mëkat i madh. Por nëse ajo kurorëzohet edhe me besim ndaj fjalëve dhe veprës së falltarit, kjo gjë të shndërron në mosbesimtar apo jomusliman, pra si mohues i shpalljes së Allahut. Si i tillë nënkupton se bëhesh mosbesimtar dhe çdo vepër e mirë e jotja do të shkojë huq pasi besimi ka ikur nga zemra e jote dhe si përfundim do të jetë ndëshkimi me zjarr e jo shpërblimi me xhenet. Allahu na ruajttë prej zjarrit të xhehenemit! (Sh. P.)
 
37 I Dërguari po ashtu porositë që mos ta neglizhojmë sigurinë përgjatë gjumit, sepse në atë gjendje ai nuk është në gjendje të dijë se ç’vepron. Andaj edhe ka ndaluar të flejë njeriu në vend të ngritur e që nuk është i rrethuar. Ai, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush fle në pllakën e shtëpisë (vendin) të parrethuar, mos ta fajësojë askënd për pasojat e mundshme!” (Sahih, Buhariu në “El-Edebul Mufred” etj.) Sh.P.
 
38 Tihfe El-Gifari ishte një varfanjak që jetonte në xhami të Muhamedit alejhis-salatu vesselam. Ai tregon se një ditë më gjeti i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke fjetur në xhami përmbys. Më tundi me këmbën e tij dhe më tha: “Ç’ke kështu me këtë mënyrë të fjeturit? Këtë mënyrë të fjeturit e urren Allahu!”. (Transmeton Ibni Maxhe dhe të tjerë, hadithi është sahih) 
Në një transmetim tjetër Ebu Dherrit i tha: “O karkalec i vogël, kjo është mënyra e të fjeturit të banorëve të zjarrit!” (Sahih, Ibni Maxhe)
 
Pra, shkaku i ndalimit të kësaj mënyre të të fjeturit është mospërngjasimi me banorët e xhehenemit. (Sh. P.)
 
39 Transmeton Ibni Maxhe dhe hadithi është sahih se “i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kishte ndaluar të ulej njeriu në mes të hijes dhe diellit!” Në disa transmetime të tjera sqarohet shkaku i këtij ndalimi, ku përmendet se në ato vendet qëndron shejtani i mallkuar. (Sh. P.)
 
40 Në këtë këshillë e gjeni porosinë shumë të dobishme, që lidhet ngushtë me besimin e pastër të muslimanit. Vërtet Allahu gjërat në këtë botë i ka lidhur me shkaqet e ndodhjes së tyre. Por asnjëherë nuk duhet harruar se vet shkaqet janë krijesa apo mundësi të Allahut. Andaj shikuar në fund del se gjithçka që ndodh është caktim dhe dëshirë e Allahut dhe askush nga krijesat nuk mund të jetë ndikuesi i drejtpërdrejtë në shkaktimin e ndodhive dhe ngjarjeve të caktuara. 
Kur kjo gjë do të kuptohej drejt, shumë zënka e hidhërime që ndodhin ne mesin e njerëzve do të tejkaloheshin më lehtë e dhe më me pak pasoja. Falja dhe toleranca do të shfaqej më shumë. Nuk do ta konsideronte vëllai vëllanë si armikun kryesor dhe shkaktarin e vetëm të ndonjë dëmi në rast se sprovohet me të. Allahu na udhëzoftë në rrugën e Tij të vetme e të drejtë! (Sh. P.)

41 Në lidhje më këtë do të citoj thëniet e Ebu Derdas kur përshkruan ata të cilët jepen pas kënaqësive të kësaj bote, harrojnë dëmet e mëkateve, për arsye se nuk shikojnë në atë që është më i ngritur për nga ana fetare. Ja se ç’thotë Ebu Derdaja: “Tre veta më bëjnë të qesh, ndërsa tre më bëjnë të qaj. Më bën të qesh njeriu që shpreson një jetë të gjatë edhe pse vdekja e kërkon gjithkund, njeriu i cili është i pakujdesshëm edhe pse e di se nuk do të lihet në pakujdesi, njeriu i cili qesh shumë, ndërsa nuk e di se a është i kënaqur Krijuesi e Zoti i tij me të apo jo. Ndërsa më bëjnë të qaj frika nga fundi, ndalja e punës dhe qëndrimi para Allahut, kur njeriu do të presë që t’ia caktojë Allahu vendin në xhenet apo në xhehenem. Kalifi Umer Ibn Abdulazizi ka kërkuar prej Hasanit që ta këshillojë. Duke ia plotësuar dëshirën, ai ka thënë:“O sundues i besimtarëve! Ajo që ka qenë – sikur të mos ketë qenë fare, a ajo që do të vijë – sikur të jetë tash! Dije, o sundues i të drejtëve se është e mrekullueshme shija e asaj që vjen pas durimit, madje edhe nëse e shijon hidhësinë e atij durimi! Ndërsa, shija e përfundimit të bukur është më e këndshmja. Pasoja e kënaqjes së lakmive trupore është gjithsesi e hidhur dhe ajo medoemos do të arrijë edhe nëse për një moment e shijon kënaqësinë e saj. Ndërkaq rezultati përfundimtar i gjithë kësaj do të jetë i kobshëm për atë që shkon pas epsheve të veta. Dije, o sundues i të besueshmëve, se do të shpëtojë vetëm ai që ruhet nga mëkatet dhe që përkujdeset që ta fitojë shpëtimin në shtëpinë e amshueshme. Ai do ta meritojë edhe mëshirën e Allahut dhe do të hyjë në xhenet. Vërtet është një shembull që duhet pasuar, kush ishin këta njerëz të cilët i respektonin të diturit edhe pse ata posedonin njohuri, mirëpo njohësit e fesë i respektonin edhe më shumë dhe nuk ngurronin t’i pyesnin për çështjet e kësaj dhe botës tjetër. Sot është vështirë të hasesh nga një prijës të pyes apo të këshillohet me njohësit (thirrësit) islamë. (Sh. P.)
42  Aktiviteti i mësim-besimit, ligjërata, libra përkthime dhe shkrime, broshura, tema të ndryshme, kujdesje për ndonjë faqe elektronike e të ngjashme. (Sh. P.)
Artikulli paraprakHajredin Kuçi: Gjykata Speciale do t’i marrë më pak se 10 persona
Artikulli vijuesParlamenti lejoi dërgimin e ushtarakëve bullgarë në NATO