56 veta janë mbytur në Halep nga bombardimet e forcave qeveritare

Janë mbytur 48 veta dhe me dhjetëra tjerë janë plagosur në vazhdën e bombardimeve që e kanë tronditur qendrën e qytetit në veri të Sirisë sot në mëngjes.

Nga raporti i rrjetit sirian për të drejtat e njeriut thuhet se numri i të vrarëve nga forcat qeveritare ka arritur në 56 shumica e tyre në Damask, ku edhe dje janë vrarë 161 persona.
Mbikëqyrësi sirian për të drejtat e njeriut dëshmon për shpërthimin e katër automjeteve të lehta në Halep të martën. Tre prej tyre kanë shpërthyer në sheshin Saadullah el Xhabiri dhe në hyrje të saj dhe automjeti i katërt ka shpërthyer afër dhomës tregtare të Babul Xhenijn tek dera e qytetit të vjetër./mesazhi/Sh.Hulaj/kohaislame

Artikulli paraprakKërkohet që në Asamblenë e NATO-s deputetët e Kosovës të jenë vëzhgues
Artikulli vijuesBastiset xhamia Al-Aksa dhe vendosen mbishkrime blasfemuese nga Izraelitët