Bastiset xhamia Al-Aksa dhe vendosen mbishkrime blasfemuese nga Izraelitët

Institucioni i presidencës palestineze, ka dënuar bastisjen e xhamisë Aksa nga rabinët hebrenj, si dhe mbishkrimet fyese për profetin Isa (alejhi selam) mbi manastirin e murgjërve françeskanë në Kuds (Jeruzalem).

Një grup rabinët ekstremistë, patën shkallmuar portat e xhamisë Aksa dhe të ndihmuar nga forcat ushtarake izraelite, kryen rite të ndryshme talmodiane brenda ambienteve të xhamisë.
Presidenca, në një deklaratë për shtyp, e dënoi politikën e autoriteteve izraelite ndaj objekteve të shenjta islame dhe të krishtera, gjë e cila irriton besimtarët myslimanë dhe të krishterë. Politika dhe akte të tilla, mund ta zhysin rajonin në një valë dhune të paprecedentë – shton deklarata.
Ekstremistët hebrenj, patën djegur portën e manastirit françeskan me katër shtator dhe patën shkruar blasfemi kundër fesë së krishterë. /A.online/kohaislame

Artikulli paraprak56 veta janë mbytur në Halep nga bombardimet e forcave qeveritare
Artikulli vijuesKrasniqi, Buzhalës: Jeni i vogël me u marr me të tjerët