Ka raste në jetë kur çdo gjë shkon keq. Duket sikur fati nuk ju buzëqesh kurrë dhe ju bini në pesimizëm sepse nuk arrini të gjeni punën apo partnerin që ëndërroni. Për këtë ka disa zgjidhje që do të ju çojnë në rrugën drejt suksesit. Në po ju përshkruajmë një listë të gjërave që nuk duhet të bëni në një takim.
- Të jesh i shpërqendruar
Nëse në takimin e parë, mendja juaj nis të fantazojë dhe flisni përçart, personat që keni përballë do të mendojnë se ju nuk jeni shumë seriozë dhe ata nuk do të shfaqin interes për ju. Për të bërë që takimi juaj të shkojë sa më mirë, duhet të pastroni mendjen tuaj dhe të përqendroheni tek ajo që keni përballë. Gatishmëria juaj për të dëgjuar do të perceptohet si në gjë mjaft pozitive tek të tjerët.
2. Të ankoheni
Ishi juaj ka lënë në mënyrën më të keqe. Kompania ku keni punuar për vite me radhë ju ka hequr nga puna pa ju njoftuar dhe pa ju dhënë një shpjegim. Kushdo prej jush do të kishte zemërim brenda vetes, por personi që sapo keni njohur për të krijuar një lidhje te re apo rekrutuesi i cili do të vendosë nëse do të ju punësoje apo ju, këto informacione nuk i interesojnë. Gjithashtu një sjellje e tillë mund të nxisë dyshimin se ju jeni mësuar të denigroni çdo kënd që keni përkrah, Hiqni dorë nga zhgënjimet e të së shkuarës dhe jeni më pozitiv.
3.Të harroni mirësjelljen që ju rrethon
Ju jeni përqendruar në misioni tuaj që tu pëlqeni personave që keni përballë dhe po lini pas dore të tjerët. Kjo sjellje nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe madje mund të ju kushtojë më shumë se sa ju mendoni. Nëse e përshkruani veten me fjalë si njerëz të shoqërueshëm dhe si të aftë për të punuar në grup dhe më pas harroni që të përshëndesni të tjerët, kjo nuk do të ishte shumë e besueshme nga ana juaj. Nëse janë miqtë e personi që sapo keni nisur që të shoqëroheni apo dilni, apo kolegët tuaj të mundshëm, i trajtoni me mirësjellje dhe respekt. Këtë gjë do ta vlerësojë personi që ju po dilni apo rekrutuesi u punësimit.
4. Të tregoheni të dobët
Ndoshta për atë punë ju keni një nevojë të madhe. Ndoshta mezi prisni që të lidheni me personin që sapo keni njohur. Kur kjo gjë bëhet e dukshme nga mënyra juaj e të sjellurit, kjo mund të ishte një problem për ju. Në fakt, personi me të cilin po dilni, e kupton që ju do të bënit gjithçka për ta mbajtur pranë vetes, apo për të mbajtur pozicionin e punës, ju mund të perceptoheni si një person pak i dëshirueshëm. Mundohuni të jepni përshtypjen se jeni i fortë dhe i pavarur. Do të jenë të tjerët ata që do të mundohen të ju marrin me çdo çmim.
5. Të prezantoheni me humor të keq
Edhe në qoftë se bie shi, ju keni humbur autobusin dhe flokët tuaj nuk janë të rregullt, kjo nuk do të thotë se duhet të helmoni njerëzit që ju rrethojnë me gjendjen tuaj shpirtërore. Përtej cilësisë personale dhe aftësisë që ju karakterizon, suksesi juaj do të kushtëzohet nga sjellja që paraqisni. Askujt nuk i pëlqen të ketë pranë tij njerëz me humor të keq, qoftë ky një partner apo punonjës.