I mbijetuari Palestinez takon yjet e Real Madridit

MADRID

Palestinezi pesëvjeçar i cili mbijetoi sulmin bombardues të kolonizatorëve çifut takon lojtarët e Real Madridit gjatë një seance trajnimi të Enjten.

Ahmad Dawabsheh, i mbijetuari i vetëm në familjen Palestineze shtëpia e të cilit u dogj nga ekstremistët izraelit vitin e kaluar, u ftua nga Real Madridi dhe u takua me lojtarët e klubit në stadiumin Santiago Bernabeu.

“Ai është lojtari më i mirë, por unë e kam shikuar atë vetëm në TV”, thotë Ahmedi për Anadolu Agency. “Doja ta takoja personalisht Cristiano Ronaldon.”

Gjyshi i Ahmedit, Hussein Dawabsheh, thotë për Anadolu Agency se Ahmedi ka qenë shumë i emocionuar kur pranoi ftesën për vizitë Real Madridit.
untitled

Në 31 korrik, kolonizatorët izraelit ia vunë flakën shtëpisë së familjes Dawabsheh në qytetin Duma në Bregun Perëndimor.
Ahmed vuan nga djegiet brutale që kanë afektuar rëndë lëvizshmërinë e tij. Ai do të kthehet sërish në spital për trajtim.
Ngjarja fatale ka shkaktuar zemërimin anembanë që shumë analistë besojnë se ishte burimi i dhunës rritur vazhdueshme në Palestinë dhe Izrael.

Përshtati: L.M.

(Islampress)

Artikulli paraprakMbështetësi i Trump sulmon një student musliman! (Video)
Artikulli vijuesRihapet xhamia e restauruar e Emin Pashës në Prizren