5 gjërat që e karakterizojnë festën e Bajramit në Maqedoni

Kurban Bajrami është një festë myslimane e cila mbahet diku nëntë javë pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri ‘kurban’ e ka kuptimin e sakrificës, ku në këtë ditë bëhet prerja e ndonjë kafshe për Zotin.

Kështu, kjo festë përmban në vete 6 gjëra të cilat tradicionalisht e karakterizojnë atë në Kosovë, e ato janë:

1. Përgatitja e ëmbëlsirave

Ngjashëm me festën e Fitër Bajramit edhe Kurban Bajrami karakterizohet me përgatitje të ëmbëlsirave të ndryshme. Ëmbëlsira që pothuajse të gjithë e përgatisin dhe që e karakterizon këtë festë në Kosovë është bakllava. Në pothuajse çdo familje në Kosovë, disa ditë para kësaj feste fillojnë përgatitjet e bakllavas dhe ëmbëlsirave të ndryshme të cilat servohen në këtë ditë.

2. Urohet ‘me fat Bajrami’
Normalisht, festa e Kurban Bajramit fillon menjëherë pas faljes së namazit të Bajramit në Xhami. Të gjithë ata që i përkasin fesë Islame, qoftë nëse janë praktikues të saj apo jo, në këtë ditë rregullohen dhe vishen bukur për të shkuar në Xhami. Më pas, sapo të përfundojë namazi të gjithë e urojnë njëri-tjetrin ‘me fat Bajrami’ dhe nga aty shkojnë në varreza për t’i ‘vizituar’ të afërmit e tyre të vdekur, të cilëve u këndohen lutje.

3. Vizitohen të afërmit

Menjëherë pas ardhjes nga Xhamia, ‘bëhet’ Bajram së pari me familjarët dhe më pas meshkujt e shtëpisë shkojnë për t’i vizituar të afërmit, qoftë komshinjtë apo fisin, duke ua uruar kështu festën e Bajramit. Më pas, ata kthehen në shtëpi ku hanë drekën tradicionale të Bajramit me familjarët dhe pastaj shkojnë për të vizituar familjarët e tjerë që jetojnë më larg.

4. Jepen para

Zakonisht për këtë festë më së shumti gëzohen fëmijët, të cilët jo vetëm që i duan shumë ëmbëlsirat por edhe marrin dhuratë para nga më të rriturit, qoftë nga prindërit, gjyshërit apo të afërmit. Shpesh herë ata ‘bëjnë gara’ se kush ka fituar më shumë para në këtë festë.

5. Festa zgjatë tre ditë

Kjo festë nuk mbaron vetëm me një ditë. Ajo vazhdon të festohet edhe dy ditë të tjera, ku gjatë atyre ditëve njerëzit ende urojnë ata të cilët nuk i kanë takuar në ditën e parë. Lokalet dhe klubet e ndryshme të natës gjithashtu vazhdojnë të sjellin këngëtar për natën e dytë dhe të tretë të Bajramit.

 

Artikulli paraprakKosovë, festohet Kurban Bajrami
Artikulli vijuesKriza "godet" edhe rritet e festës së Kurban Bajramit