E rëndësishme është të keni dollap të organizuar, sepse ju ndihmon që të përgatiteni më shpejt dhe më thjesht të gjeni rrobat e përshtatshme.
Gruponi rrobat sipas llojit – fanellat me fanella, çorapet me çorape. Në këtë mënyrë do të gjendeni më lehtë, më lehtë do të gjeni rrobat e përshtatshme për një situatë të caktuar dhe më lehtë do të kombinoni rrobat e dëshiruara, transmeton koha.net.
Nxirrini rrobat që nuk i përdorni ose që nuk janë sezonale – nëse është pranverë nxirrini rrobat dimërore dhe gjuani në ndonjë vend ku nuk do t’ju zënë hapësirë ose pengojnë. Nuk është ide e keqe ta lani gardërobën e dimrit për t’ju pritur gardëroba e pastër në sezonin e ardhshëm. Kështu do të keni më shumë hapësirë në dollap dhe do ta keni më lehtë të organizoni renditjen.
Klasifikoni rrobat sipas ngjyrës – nëse në një vend keni të gjitha fanellat me ngjyrë të bardhë, ndërsa në tjetrin të gjitha fustanet e zeza, do ta keni më lehtë të kombinoni një veshje të caktuar. Përveç kësaj, nuk do të ndodhë që gjatë shopingut të blini përsëri fustan të zi edhe pse tashmë keni 5 fustane. Nuk është keq ta freskoni gardërobën me ndonjë ngjyrë, qepje ose dizajn të ri.
Pajisuni me varëse të ndryshme rrobash –për disa rroba janë të nevojshme varëse të mëdha, por kur janë në pyetje rrobat më të vogla, ato vetëm zënë vend dhe e bëjnë dollapin të mos shihet me sy. Pajisuni me varëse të përshtatshme për lloj të caktuar rrobash, si edhe varëse për funde dhe pantallona.
Rrobat që nuk i vishni shpesh vendosini në një kënd – me siguri keni rroba sezonale që ju shërbejnë si zëvendësim, janë të vjetra, ose thjesht nuk i keni aq shumë për qejfi dhe nuk e vishni shpesh. Kërkoni vend të veçantë në dollap për rroba të tilla dhe vendosini atje. Kjo është edhe një mënyrë me të cilën do të përmirësoni pamjen e dollapit dhe menjëherë do ta dini ku i keni rrobat të cilat mund t’i përdorni edhe në shtëpi.