Shpërthim i fuqishëm në afërsi të ambasadës ruse

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në afërsi të godinës së ambasadës ruse në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Mbi këtë rajon është ngritur tym i dendur, ndërsa sipas informacioneve të para nga terreni, bëhet fjalë për shpërthim të një autobombe.

Ministria e Punëve të Brendshme e Afganistanit, deri më tani, nuk ka njoftuar nëse gjatë shpërthimit ka viktima, por shprehën shqetësim, raporton Anadolu Agency.

Burime të pakonfirmuara pohojnë se së paku dhjetë persona janë plagosur gjatë shpërthimit, ku siç thuhet bëhet fjalë për vetëvrasës me bombë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë ekipe të ndihmës së shpejtë dhe policisë. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Artikulli paraprakShejh Albani, shqiptari që u bë dijetar i shekullit të kaluar në botën islame (Video)
Artikulli vijuesShtatë të arrestuar në operacionin anti-terror në Turqi