5 MIJË NXËNËS DO TË VLERËSOHEN SIPAS PROGRAMIT PISA

Nxënësit tashmë kanë filluar përgatitjet duke mbajtur edhe orë shtesë në disa lëndë mësimore.
 
5 mijë nxënës kosovarë të moshës 15 vjeç, më 15, 16 dhe 17 prill, do të vlerësohen për aftësitë e tyre shkollore dhe jetësore, nga Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”.
 
Kosova, do të marrë pjesë për herë të parë në këtë program, në të cilin do të testohen fëmijët e 70 vendeve të botës, në tri fusha atë: në të lexuar; matematikë dhe në shkenca natyrore.
 
Nxënësit tashmë kanë filluar përgatitjet duke mbajtur edhe orë shtesë në disa lëndë mësimore.
 
Udhëheqës të shkollave këtë test e quajnë sfidë pozitive për sistemin arsimor.
 
Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit thonë se për këtë program, Kosova ka shprehur vetë gatishmëri.
 
Njohës të çështjeve arsimore shprehen skeptikë nëse do ketë rezultate të kënaqshme.
 
“Mendojë që rezultatet nuk do të jenë ato që ne i presim, përkundrazi rezultatet do të jenë shumë tronditëse. Se të gjitha nismat reformuese nga viti 2000 e këndej, nuk kanë prodhu rezultate për të cilat ato janë ndërmarrë, janë hartuar mbi 28 strategji në vend se gjendja të përmirësohet, ajo është përkeqësuar”, tha Halim Hyseni, njohës i çështjeve arsimore,
 
Rezultatet nga programi ndërkombëtar “PISA”, për vlerësimin e nxënësve kosovarë nga 225 shkolla të vendit tonë, do të bëhen publike në vitin 2016./rtk
Artikulli paraprakNATO në vitin 1999, TURKU në vitin 1389!
Artikulli vijuesÇka tregoi debati për Hoxhë Irfan Salihun?