Shefqet Krasniqi: O Gani Geci, kam qef me të pa në Xhennet

Hoxha Shefqet Krasniqi ka rrëfyer për kohën që ka kaluar në paraburgim në një dhomë me Gani Gecin. Në emisionin “Rruga e Ndriquar”, ai ka treguar për raportet me të akuzuarin për vrasje.
“I kam than o Gani Geci, kam qef me të pa në Xhennet, e tybe dije qe s’ka xhennet pa namaz”, ka treguar Krasniqi.
Por, Geci nuk i është përgjigjur kësaj thirrje të Hoxhës. Megjithatë, nuk e ka penguar atë ti kryej obligimet e tij fetare.
Krasniqi tregon se gjatë kohës kur ka falur namazin, Geci ka qëndruar në këmbë.
“Ai ka nejtë në kam kur unë kam fal namaz dhe ka pas shumë konsideratë për mua”, ka treguar Krasniqi.
Hoxha, ka bërë të ditur se tani pavarësisht se nuk janë më në të njëjtën dhomë, kanë mbetur miq të mirë dhe e ka vizituarë Gecin disa herë në Llaushë, ku edhe mbajnë raporte të mira mes vete.
Artikulli paraprakJemen: Armëpushim në Aden
Artikulli vijuesÇka na porosit hoxha Bekir Halimi për këtë ditë të Xhuma?