5 Palestinezë u vranë dhe 5 izraelitë u plagosën në Rripin e Gazës

Të paktën pesë luftëtarë palestinezë u vranë dhe një numër i barabartë i ushtarëve izraelitë u plagosën gjatë luftimeve në kufirin e Rripit të Gazës, njoftoi shërbimi për shtyp i Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe krahu luftarak i lëvizjes  “Hamas”.
Një ushtar izraelit është në gjendje të rëndë.
Beteja nisi për shkak kur forcat izraelite tentuan të shkatërronin një nga tunelet e gërmuara nga Hamasi në afërsi të kufirit të Rripit të Gazës me Izraelin.
Luftëtarët e Hamasit u vranë nga sulmi ajror izraelit. 

 

Artikulli paraprakSnowden: I gatshëm ta ndihmoj hetimin gjerman për vëzhgime
Artikulli vijuesKerry pranon se disa vëzhgime kishin shkuar larg