Shtëpia Fokus Papa Françesku thirrje liderëve botërorë të hapin zemrat për refugjatët

Papa Françesku thirrje liderëve botërorë të hapin zemrat për refugjatët

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të botës për të “hapur zemrat dhe kufijtë e tyre” për dhjetëra mijëra refugjatëve që kërkojnë strehim në vendet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Papa Françesku gjatë audiencës së rregullt javore iu drejtua mijëra besimtarëve në sheshin e Vatikanit Shën Pjetri dhe u lut për shpëtimin e refugjatëve të rrezikuar në botë.

Ai përsëriti thirrjen e tij të mëparshme për udhëheqësit e botës për të ndihmuar njerëzit që kanë ikur nga luftërat dhe synojnë të mbërrijnë në Evropë.

“Sa shumë nga vëllezërit tanë aktualisht jetojnë në një situatë dramatike në mërgim, larg atdheut të tyre. Sytë e tyre janë plot me skena nga gërmadhat e shtëpive të tyre, zemrat e tyre janë mbushur me frikë dhe për fat të keq shpesh vuajnë për shkak të humbjes së më të dashurve”, ka thënë Papa Françesku.

 

Artikulli paraprakÇfarë hanë njerëzit e shëndetshëm për mëngjes?
Artikulli vijuesShqipëria në vendin e parafundit sa i përket lumturisë së popujve