Shkup, 5 maj – Në Maqedoni është gjetur gruaja më e moshuar e cila tani ka mbushur plotë 114 vjet. Bëhet fjalë për gjyshen shqiptare nga fshati Luboten i Shkupit që mbanë emrin, Halida Memedi. Ajo kremtoi ditë më parë ditëlindjen e 114. Bëhet fjalë për një gjyshe e cila ende ka shpresë për jetë. Ajo është e shtrirë në krevat, është me shëndet të ligë, mirëpo sytë e saj shkëlqejnë.
Mësohet se gjyshja shqiptare jeton në Hasanbeg bashkë me djemt e saj. Ajo ka gjashtë fëmijë, shtatëmbëdhjet nipa dhe nëntëmbëdhjet stërnipër. Ajo ka rrëfyer se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë shumë herët. “Tanimë gjyshja më shumë qëndron në krevat sesa qëndron në këmbë, mirëpo ajo nuk dorëzohet për shkak të viteve.
Gjatë vitit të fundit gjendja shëndetësore i është përkeqësuar, vijnë mjekët e kontrollojnë, mirëpo gjyshja ime thotë se nuk është asgjë, por kjo është pleqëria. Nuk mund të ecë, i dhëmbin këmbët, mirëpo ne i ndihmojmë.
Han ushqim rregullisht, mirëpo ushqimi është i langshëm (përshesh). Ajo asnjëherë nuk ka ngrënë buk shpejtë, më shumë pëlqen që të hajë supa pule dhe rregullisht han kos me sheqer”, ka rrëfyer nipi i saj, Berati. Ai thotë se gjyshja dëshirë të madhe e ka që edhe njëherë të shkon në Mekë për të bërë haxhxh, shkruan Zhurnal.