522 miliardë, rezervat valutore të SNB-së

Banka Nacionale e Zvicrës SNB raporton të ketë rezerva valutash në vlerë prej 522.3 miliardë franga.

Në fund të shkurtit janë rritur rezervat për 13 miliardë.

Vlera e rezervave valutore të Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB) ka vazhduar të rritet në muajin mars.
Në fund të muajit mars rezervat valutore kishin arritur vlerën 522.3 miliard franga ndërsa në fund të shkurtit ishin ende 509.3 miliardë. Stoku i përgjithshëm i rezervave (duke përjashtuar arin) arriti në fund të muajit mars 528 miliardë në krahasim me  515.1 miliardë sa ishin muajin parparak, njoftoi SNB, transmeton albinfo.ch.
 
Megjithatë, duhet theksuar se frangu ishte dobësuar gjatë muajit të kaluar në raport me dollarin amerikan dhe kështu vlera e rezervave është rritur në monedhe tä huaja në përputhje me rrethanat. Në raport me euron gjatë marsit frangu ishte forcuar në krahasim me shkurtin.kohaislame
Artikulli paraprakGjendje emergjente në Brezovicë, reshje e madhe e borës
Artikulli vijuesBrezovica Një Hap më Afër ‘Rrëshqitjes’ te Francezët