525 SIRIANË TË IKUR NGA DHUNA KANË HYRË NË TURQI

525 sirianë kanë hyrë mbrëmë në Turqi nëpërmjet fshatrave Bykylmez (Bükülmez), Kavshakllë (Kavşaklı) dhe Kavallxhëk (Kavalcık) të nënprefekturës Rejhallë (Reyhanlı) të Hatajit (Hatay).

Në një grup prej 57 personave të përbërë prej ushtarakëve dhe familjeve të tyre gjenden 1 gjeneral, 4 kolonel, 1 nënkolonel, 3 majorë, 6 kapiten dhe 1 toger.

Ushtarakët në fjalë së bashku me familjet e tyre u dërguan në qytetin e çadrave në nënprefekturën Apajdën (Apaydın) të Shanllëurfas (Şanlıurfa).

Ndërsa 468 civilë sirianë u dërguan në qytetet çadra në Xhejlanpënarë (CeylanpInarı) dhe Isllahije (İslahiye).

Ndërkohë 106 turkmen të ikur nga dhuna në vend kanë hyrë në Turqi nëpërmjet nënprefekturës Jajladaë (Yayladağı) të Hatajit (Hatay).

Pas procedurës së regjistrimit turkmenët në fjalë u dërguan në qytetin e çadrave në Isllahije.

Kështu numri i mysafirëve sirianë doli mbi 40 mijë persona.

Drejtoria për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Gjendjeve Emergjente në nënprefekturën Karkamësh (Karkamış) të Gaziantepit ka filluar me punimet për ngritjen e një qyteti të ri të çadrave për 10 mijë persona.

Ndërkaq trupat e pajetë të 2 sirianëve dhe 7 të plagosur të tjerë në përleshjet që u jetuan në nënprefekturën Xharablus të Halepit të Sirisë u sollën në nënprefekturën Karkamësh nga ana e familjarëve të tyre duke kapërcyer nëpër fushat e minuara në kufirin Turqi-Siri.

Të plagosurit u dërguan me autoambulanca në spitalin shtetëror në Nizip.

Farefisi i sirianëve që jetojnë në Karkamësh të Turqisë janë duke i pritur me padurim të afërmit e tyre nga Xharablusi i Sirisë ku aktualisht jetohen përleshjet intensive.

Për shkak të përleshjeve që jetohen në këtë zonë autoambulancat janë në pritje në kalimet kufitare të Karkamëshit.trt/kohaislame

Artikulli paraprakPRESIDENTI LIBANEZ VIZITON TURQINË
Artikulli vijuesÇipa në Prishtinë, fton kosovarët në Sarandë