Erdoan: Islamofobia është po aq e rrezikshme sa edhe racizmi

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan vijoi të tregojë reagimin e tij për filmin kundër Islamit dhe karikaturave provokuese.

Kryeministri Erdoan i cili tha se protestat e disekiulibruara janë të papranueshme vuri në dukje se “Por edhe kundër sulmeve të shëmtuara kundrejt Profetit dhe fesë sonë ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë”.

Kryeministri Erdoan mori pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Këshillit Komunal të Stambollit.

Në fjalimin e tij ai preku filmin provokues të publikuar në Amerikë dhe karikaturën ofenduese kundër Islamit në Francë, për të cilat tha se protestat e bëra në gjeografinë islame nuk duhet ta tejkalojnë qëllimin e tyre.

Kryeministri turk tha se cilado qoftë arsyeja, një mysliman nuk duhet të sakrifikojë një njeri të pafajshëm dhe shtoi se me karikaturën e publikuar në Francë qëllimi ishte ofendimi i fesë islame, fakt që u bë shkak i vdekjes së dhjetëra myslimanëve.

Kryeministri Erdoan i cili theksoi se ofendimi i fesë islame dhe i profetit të saj nuk mund të vlerësohet si liri e fjalës tha: “Strehimi në lirinë e fjalës prej atyre që në Amerikë dhe Francë me filmin dhe karikaturën kërkuan të ofendojnë islamin, nuk mund të quhet ‘e drejta e mendimit’ sepse ky akt është një sulm përkundrejt lirisë së fjalës”.

Ai tërhoqi vëmendjen edhe mbi çështjen e Islamofobisë dhe tha: “Edhe qenia kundër Islamit duhet të jetë një krim ndaj njerëzimit. Islamofobia është po aq e rrezikshme sa edhe racizmi. Bota e krishterë dhe ajo e hebrenjve, nga njëra anë flasin për paqen por nga ana tjetër po i shpien popujt drejt akteve kundër paqes”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakOpozitarët Sirianë thonë se kanë marrë nën kontroll pothuajse gjithë vendin
Artikulli vijuesEdhe Kosova me sistemin 3G?