Një grant i ri nga Qeveria e Zvicrës në vlerë 6.6 milionë euro, do të mbështesë Shqipërinë që të zhvillojnë kapacitetet për krijimin e një tregu të gazit në projektin TAP.
Ambasadorja Beatrice Maser, drejtoreshë në Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO së bashku me ministrat Damian Gjiknuri dhe Shkëlqim Cani nënshkruan një marrëveshje të re të mërkurën, me të cilën parashihet ndarja e një granti prej 6.6 milionë euro për zhvillimin e tregut vendës të gazit, zbatimin e projektit TAP dhe menaxhimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.
Maser tha se projekti dhe investimet e TAP janë të një rëndësie të lartë strategjike për Shqipërinë.
Ministri i Financave në Shqipëri, Shkëlqim Cani është fokusuas në bashkëpunimin e frytshëm midis dy qeverive. Ai falënderoi autoritetet zvicerane dhe Ambasadoren Maser për kontributin dhe përkushtimin në këtë bashkëpunim të veçantë me Shqipërinë.
Ndërsa ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka falënderuar qeverinë zvicerane për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për sektorin e energjisë në Shqipëri.
“Me qeverinë zvicerane ne tashmë kemi një program intensiv për diversifikimin e burimeve energjetike përmes këtij fondi të rëndësishëm që i shërben objektivit strategjik të gazifikimit të vendit, tha Gjiknuri.
Derisa të fillon zbatimi i projektit TAP, ky kontribut i fundit i Zvicrës synon të përmirësojë kapacitetet e institucioneve shtetërore për menaxhimin e tregut të të gazit në Shqipëri.
Ndërmjet viteve 2011 dhe 2013 Zvicra lehtësoi hyrjen e Shqipërisë në projektin TAP duke krijuar kushtet e përshtatshme të kuadrit dhe duke përgatitur terrenin për një furnizim të mundshëm me gaz të vendit, raportojnë mediat në Tiranë.kohaislame