Pas një viti rihapet kufiri mes Venezuelës dhe Kolumbisë

Venezuela në mënyrë të njëanshme filloi mbylljen e kalimeve kryesore kufitare me Kolumbinë në gushtin e kaluar, pasi tre ushtarë të saj u qëlluan për vdekje

Rreth 28.000 shtetas të Venezuelës kanë hyrë në territorin e Kolumbisë të shtunën për të blerë ushqim dhe produkte tjera, që shënon kalimin e parë të kufirit mes dy shteteve pas mbylljes një vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalimi i këmbësorëve u bë i mundur në gjashtë pika kontrolli përgjatë kufirit prej dy kilometrash mes dy vendeve, por procedurat e reja të autoriteteve kolumbiane të cilat kërkojnë nga shtetasit e Venezuelës të kenë kartën e emigracionit kanë shkaktuar probleme në vendkalim.

Ministri i Venezuelës për Kufijtë e Ri të Paqes, Gerardo Izquierdo në një konferencë për mediat deklaroi se shtetet janë duke biseduar për mundësitë e tejkalimit të këtij problemi.

Rihapja e kufirit u dakordua të enjten nga ana e presidentit kolumbian Juan Manuel Santos dhe homologut të tij nga Venezuela, Nicolas Maduro, të cilët deklaruan se të dy shtetet do të normalizojnë komunikacionin rrugor dhe marrëdhëniet ekonomike.

Ata janë pajtuar për të krijuar mekanizma përmes së të cilëve do të luftohet trafikimi i mallrave.

Mungesa e ushqimit dhe lëndëve të tjera të nevojshme në Venezuelë ka bërë që shumë shtetas të Venezuelës të kalojnë kufirin për të blerë mallra në Kolumbi që pastaj ti shesin në vendlindje me çmime shumë më të larta.

Venezuela në mënyrë të njëanshme filloi mbylljen e kalimeve kryesore kufitare me Kolumbinë në gushtin e kaluar, pasi tre ushtarë të saj u qëlluan për vdekje.

Për vrasjen e ushtarëve Maduro fajësoi paramilitarët kolumbianë duke urdhëruar mbylljen e kufirit.

Artikulli paraprakÇavuşoğlu: FETÖ përbën kërcënim edhe për stabilitetin e Japonisë
Artikulli vijuesZvicër: Gjashtë të lënduar nga sulmi në tren