6 mënyra si të heqim qafe milingonat

0
290
Keni probleme me milingonat? Fillimisht keni vënë re disa milingona në kuzhinë, pranë koshit të plehrave, në lavaman apo në banjë pranë tualetit. Je përpiqeni ti zhdukni një nga një këto insekte të vogla por ato vazhdojnë të shfaqen ditën tjetër dhe tashmë janë kthyer në një acaim të vërtetë për ju. 
 
Në këtë artikull do tju japim disa këshilla të vyera se si të luftoni me milingonat në kushtet e shtëpisë dhe ti largoni ato përgjithmonë nga shtëpia apo oborri juaj: 
 
Mënyra e parë
Merrni lëng hudhre të freskët dhe spërkatni me të vendet ku vini re milingona, pasi nga hudhra milingonat largohen.
 
Mënyra e dytë
Gjithashtu, milingonat largohen edhe nga vaji I lulediellit, prandaj spërkasni vendet nga milingonat mund të hyjnë me vaj luledielli. 
 
Mënyra e tretë
Në ujin me detergjent për larjen e pllakave hidhni lëng limoni dhe lajeni gjithë shtëpinë me të, pasi milingonat ngordhin nga lëngu I limonit. Gjithashtu, paralelisht hidhni disa lëkura portokalli nëpër shtëpi pasi aroma e portokallit gjithashtu bën efekt në luftën kundër milingonave. 
 
Mënyra e katërt
Metodat e mësipërme sigurisht që ndihmojnë por në mënyrë të përkohshme, pasi milingonat riprodhohen shumë shpejt dhe të tjera të reja do të shfaqen sërish në ambjentet e shtëpisë suaj. 
 
Nëse doni ta fitoni vërtetë këtë betejë, ju duhet të gjeni burimin e tyre, pra të gjeni milingonën mbretërshë dhe ta shkatërroni. 
 
Nëse mbretëresha gjendet diku në shtëpinë tuaj, një mënyë për të gjetur burimin është të spërkasni rreth e rrotull shtëpisë me ujë të nxehtë pasi zakonisht milingonat e kanë folenë poshtë dyshemesë dhe uji I nxehtë I hedhur përmes kanaleve të hapura që mund të keni në muret anësore të shtëpisë, mund të jetë një hap shumë efektiv për të hequr qafe milingonat. 
 
Mënyra e pestë
Nëse vini re se milingonat në shtëpi vijnë nga vrimat e vogla që mund të gjenden në dysheme apo në muret ndarëse të shtëpisë, atëherë këto vrima janë shtegu I milingonave në shtëpinë tuaj. Ju këshillojmë ti mbyllni sa më parë këto vrima duke I stukuar dhe pastaj të lani e dizinfektoni shtëpinë. 
 
Mënyra e gjashtë
Nëse asnjë nga rrugët e mësipërme nuk ju dha rezultat, atëherë problem qëndron së milingonat folenë nuk e kanë tek apartamenti juaj por diku më parg, për shembull tek shtëpia e komshiut dhe sado që jut ë mundoheni të luftoni me to, ato sërish do të shfaqen. 
 
Në këtë rast ju duhet të vrisni vet mbretëreshën e milingonave për ti dhënë fund këtij makthi të vërtetë. 
 
Në 2 goda ujë të nxehtë hidhni gjysëm gode sheqer dhe një majë luge çaji boraks. Kur përzierja të ftohet, shtojmë një lugë çaji mjalt ose reçel. Këtë ilaç e vendosim diku në shtëpi që të mblidhen milingonat. 
 
I gjithë sekreti I këtij ilaçi është se milingonat hanë pak dhe marrin me vete që tia çojnë mbretëreshës. Në këtë mënyrë janë vet milingonat që e vrasin mbretëreshën e tyre.