600 vjet vëllezër, 1 miliard USD investime, 100 biznesmenë…

0
186
Ishte një vizitë superlativash ajo e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
 
Nga Tirana ai deklaroi se me shqiptarët, Turqia ka një vëllazëri që prej 600 vitesh.
 
Erdogan përuroi nisjen e punimeve për një tjetër vepër superlativash: xhaminë më të madhe në Ballkan.
 
Ai premtoi mbi 1 miliard dollarë investime, ndërsa me vete kishte marrë 100 biznesmenë.
 
Megjithatë duhet theksuar se ka pasur edhe revolta online për këtë vizitë.
 
Erdogan i kërkoi Tiranës që të largojë atë që e quajti grup terrorist. Bëhet fjalë për mbështetësit e Fetullah Gylen, një armik i betuar i Erdogan.
 
Gylenistët janë investuar fuqishëm në arsim dhe media në vendin tonë, me disa institucione të rëndësishme dhe serioze./Mapo