7 hapa për gjithësecilin prej nesh që ta përgjysmojmë rrezikun nga kanceri

Një studim i ri jep disa këshilla për të ulur rezikun e kancerit.

Në vitin 2010, Shoqata Amerikane e Zemrës (American Heart Association) propozoi 7 hapa për të zvogëluar vdekjet nga goditjet në zemër dhe tru.

Duke shkruar në revistën “Circulation”, shkencëtarët tani thonë se të njëjtët hapa vlejnë edhe për të pakësuar vdekjet nga kanceri;

– Mos pi duhan

– Qëndro aktiv

– Mba nën kontroll peshën

– Ha shëndetshëm

– Mba nivele të shëndetshëm të;

– Presionit të gjakut

– Sheqerit në gjak (dhe)

– Kolesterolit

Duke shqyrtuar të dhënat nga rreth 15-mijë persona, autorët zbuluan se 6 apo 7 nga hapat e këshilluara ulën rrezikun e kancerit 49 për qind.

Por edhe ata që u përqëndruan vetëm në tre ose katër nga hapat e këshilluara, patën një rënie deri në 33 % të rrezikut nga kanceri.

Autorët e studimit shpresojnë se qëllimi i dyfishtë i këtyre këshillave për sëmundjet e zemrës dhe kancerin do të jetë dyfish efektiv për të ndihmuar publikun në parandalimin e sëmundjeve.

Artikulli paraprakVrapim apo ecje? A mjafton ecja për shëndetin
Artikulli vijuesGabimet që s’duhen bërë në aplikimet për Lotarinë Amerikane