Në mbarë trojet shqiptare, sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit.
129 vjet më parë, më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës shqipe.
Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike. Ajo ka një rëndësi të veçantë për kombin shqiptar, me gjithë konotacionet që janë mundur ti japin hapjes së mësenjtores së parë në gjuhën shqipe.
Shkolla qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.
Nuk duhet harruar se këta që përmend si mësuesit e parë, ata u shkolluan në Perandorinë Osmane, njëjtë si shumica e elitës shqiptare të asaj kohe që u shkolluan me bursat e Perandorisë Osmane.
Në këtë përvjetor nuk duhet harrohet Lugina e Preshevës, të cilëve iu ndalua abetarja kombëtare, ku 103 mijë libra u ndaluan të futen në atë pjesë me shumicë shqiptare.
Dita e Mësuesit sot na gjenë neve me një gjendje të mjerueshme të arsimit në gjuhën shqipe dhe nivel të mësimdhënësve që lë për të dëshiruar./KohaIslame