7000 nxënës në Prishtinë kanë nota të dobëta, vetëm 1,700 të shkëlqyeshëm

Vetëm 1700 nxënës nga 14 shkolla të mesme në Prishtinë janë të shkëlqyeshëm derisa rreth 7 mijë të tjerë kanë nota të dobëta dhe në gjysmë vjetorin e parë, këta bëjnë 62 për qind të nxënësve me sukses të pamjaftueshëm.
 
Të dhënat u bënë të ditura në mbledhjen e dytë të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këtë vit.
 
Këto të dhëna te shkollimi i mesëm u panë shqetësuese, ngase në raportim, fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën kanë dalë me sukses të shkëlqyeshëm, u dobësuan me sukses nga klasa e 5 deri në të 9 dhe dolën të dobët në të mesmen.
 
Për këtë u tha se vlerësimi në fillore është joreal.
 
Për Vetëvendosjen faji kryesor është te mos testimi i mësimdhënësve. Sipas Ylli Hoxhës, në një test të bërë drejt arsimtarëve të matematikës, 8 për qind e tyre nuk e kaluan testin e lëndës me të cilën mësojnë të vegjlit. Po të njëjtit nxënës të dobët më pas regjistrohen nëpër fakultete e bëhen mësues, vlerësoi Sadri Ramabaja.
 
Në mesin e debatit, për cilësi, njëri nga këshilltarët komunalë, tha se nipi i tij së fundmi është përjashtuar nga shkolla “Ismajl Qemajli”, nga drejtoresha Drita Cenaj.
 
Sipas tij, kjo e fundit në vendimin e saj largimin nga shkolla e arsyetoi me kërkesë të prindërve, edhe pse prindërit e kundërshtojnë këtë.kohaislame
Artikulli paraprakBalla: Lulzim Basha ka tre çështje të hapura me drejtësinë
Artikulli vijuesSi ta pastroni shtëpinë shpejt?